Ylli i filmit dhe muzikës, Lindsay Lohan, e ka sjell në jetë fëmijën e parë.
Aktorja e filmit “Parent Trap” dhe bashkëshorti i saj, Bader Shammas, tashmë janë prindër krenarë të një djali të bukur dhe shëndoshë të cilin e kanë pagëzuar, Luai.
37-vjeçarja Lohan e lindi fëmijën në Dubai, ku çifti jeton. Luai është një emër arab që do të thotë “mburojë” ose “mbrojtës”.
Lindsay ka disa vjet që jeton larg Amerikës, ndërsa para një viti u martua me Shammasin. Dikur ajo shquhej si personalitet problematik që i kryesonte faqet rozë me skandale të shumta, port ani jetën private e mban larg vëmendjes së publikut dhe mediave. Ajo i është kthyer realizimit të filmave, duke luajtur në projektin e vitit të kaluar të Netflixit, “Falling for Christmas”, dhe në komedinë e ardhshme romantike “Irish Wish”.
Në një intervistë të kaluar për revistën “Allure”, Lohan tha se është shumë e lumtur që po bëhet nënë dhe foli për balancimin mes punës dhe jetës familjare.
“Mezi pres ta përjetoj ndjenjën e të qenit nënë. Është emocion i fortë në mënyrë të mirë”.
Edhe
Babai i Lindsay Lohanit e ndien veten të bekuar që u bë gjysh
Tutje aktorja tregoi se ka kërkuar këshilla për menaxhimin e karrierës dhe të qenit prind nga kolegia e filmit “Freaky Friday”, Jamie Lee Curtis, e cila i kishte thënë që ta marrë foshnjën me vete në çdo angazhim dhe gjërat tjera do të jenë në rregull.
Përgatiti: Edona Binaku