Michael Lohan ndihet “i bekuar” që vajza e tij, aktorja amerikane, Lindsay solli në jetë një fëmijë.
36-vjeçarja u bë nënë për herë të parë kur mirëpriti Lauin në fillim të këtij muaji me bashkëshortin Bader Shammas dhe tani babai i saj Michael, 63 vjeç – i cili është gjithashtu gjyshi i dyvjeçares Isabel Scarlet, vajzës së djalit të tij, Michael Lohan Jr – ka vënë re se sa “e mrekullueshme” është të kesh një djalë të vogël në familje.
“Gjithçka që mund të them është se jam shumë i lumtur për Lindsayn dhe Baderin! Ata do të jenë prindër të mrekullueshëm. Të gjithë jemi vërtet të bekuar në shumë mënyra! Michaeli ka një vajzë të vogël kështu që ky është djali i parë i familjes dhe është thjeshtë e mrekullueshme. Gjithçka shkoi shumë mirë me Lindsayn, absolutisht e mahnitshme dhe lindja shkoi shumë mirë!” ka thënë ai për “People”.
Lindsay, e cila u bë e famshme në fund të viteve 1990 kur pati rol në “The Parent Trap”, para se të vazhdonte të luante në një ribërje të “Freaky Friday” së bashku me Jamie Lee Curtis dhe klasiken kult 'Mean Girls' në fillim të viteve 2000 , ajo u lidh me bankierin Bader, 36, në vitin 2022 dhe thuhet se është tepër e lumtur me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre. Ata e kanë quajtur djalin Luai.