Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lil Nas X artisti i radhës i prekur nga koronavirusi

Foto: AP News

Këngëtari dhe reperi i njohur amerikan, Lil Nas X, e ka zbuluar lajmin se pas testimit ka rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe përmes disa postimeve në Twitter të cilat tashmë janë fshirë nga llogaria e këngëtarit, ai e ka ndarë eksperiencën e tij me këtë virus.

Gjatë fundjavës, ylli kontrovers i muzikës e bëri publike diagnostikimin me koronavirus, pak orë pasi e mësoi se hiti i tij “Montero (Call Me By Your Name)”, ishte njëra prej këngëve të preferuara të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, për vitin 2021.

“Filova të vrapoja nga gëzimi nëpër shtëpi dhe pastaj mu kujtua se e kam koronavirusin”, kishte shkruar artisti në Twitter. Tutje ai e postoi një tjetër mesazh ku shkruhej: “Tani që jam i sigurt se nuk do të vdes nga Covidi, do të filloj të bëjë shaka rreth eksperiencës sime me këtë virus”.

Lajmi për infektimin e Lil Nas X me koronavirus vjen pak kohë pasi ai u detyrua të tërhiqej nga pjesëmarrja në ngjarjen “Capital FM’s Jingle Ball” në Londër, kjo pasi disa anëtarë të ekipit të tij kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndër artistët e famshëm që performuan në koncertin dy ditorë gjatë fundjavës janë, Justin Bieber dhe Ed Sheeran. Kuse grupi i njohur britanik që fillimisht e kishte konfirmuar pjesëmarrjen, “Coldplay”, u detyrua ta anulojë performancën për arsye që po ashtu lidhen me pandeminë e koronavirusit.

Albumi debutues i Lil Nas X, “Montero”, u lansua për publikun mbarëbotëror në shtator të këtij viti, dhe i përfshinë disa këngë të shndërruara në hite, si “Montero (Call Me By Your Name)”, “Industry Baby” e cila vjen në bashkëpunim me artistin Jack Harloë, “Scoop” në bashkëpunim me këngëtaren Doja Cat dhe “Dolla Sign Slime” e cila vjen në bashkëpunim me reperen Megan Thee Stallion.