Reperi i njohur amerikan, fitues i çmimeve “Grammy”, Lil Nas X, është arrestuar në Los Angeles pas një përplasjeje me policinë, kanë konfirmuar autoritetet, raporton BBC.
Policia u thirr rreth orës 05:30 të mëngjesit me kohë lokale në Ventura Boulevard, pas raportimeve se një burrë po ecte në rrugë vetëm me të brendshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur autoritetet arritën në vendngjarje, këngëtari i ‘Old Town Road’ u hodh mbi ta dhe u arrestua nën dyshimet për sulm”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit te Policisë në Los Angeles (LAPD).
Më pas ai u dërgua në spital për trajtim, pasi dyshohet për mbidozë. Zëdhënësi i policisë, Charles Miller, ka theksuar se “hetimet po vazhdojnë”.
Një video e publikuar nga TMZ e paraqet reperin duke vallëzuar në rrugë vetëm me të brendshme dhe çizme, ndërsa ftonte kalimtarët: “Ejani në festë!”.
VIDEO:
Lil Nas X pritet të publikojë albumin e tij të dytë shumë të përfolur, “Dreamboy”, gjatë këtij viti, pasi ka paralajmëruar adhuruesit përmes fragmenteve të publikuara në Instagram.
I lindur si Montero Lamar Hill, ai hyri në histori në vitin 2019 duke u bërë burri i parë që kishte treguar haptazi se është homoseksual, e që fitoi një çmim të Shoqatës së Muzikës Country, falë suksesit të këngës “Old Town Road”. Ky hit theu rekordin e qëndrimit më të gjatë në krye të toplistës Billboard Hot 100, me plot 17 javë.
Karriera e tij është shoqëruar shpesh me polemika.
Konservatorët amerikanë e quajtën videoklipin e këngës “Montero” (Call Me By Your Name) “të shthurur” dhe “djallëzor”.
Reperi ka reaguar me një video ironike në YouTube ku shfaqej në skenën famëkeqe të vallëzimit në prehrin e djallit dhe pati shkruar në Twitter se donte që lotët e kundërshtarëve të tij “ta mbushin kupën time të Grammyt”.