Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lil Baby paralajmëron albumin e ri “It’s Only Me”

Reperi amerikan, Lil Baby, e ka paralajmëruar lansimin e albumit të tretë të incizuar në studio, “It’s Only Me”, si dhe i ka gëzuar fansat me publikimin e videoprojektit të ri të titulluar, “Detox”.

Albumi i cili vjen pas atij të vitit 2020, “My Turn”, pritet të dal në treg më 14 tetor përmes studios incizuese “Motown”.

“E di që ka kaluar kohë e gjatë por unë po vij më i fuqishëm se kurrë”, shkruhej në postimin e Babyt në rrjetet sociale.

Po ashtu, reperi i lindur në Atlanta ka zgjedhur që ardhjen e albumit ta festojë me lansimin e këngës së re, “Detox”. Ajo vjen e kompletuar me videoklip, regjinë e së cilit e ka bërë reperi bashku me Ivan Berriosin.

Gjatë verës së vitit 2021, Lil Baby bashkëpunoi me këngëtarin dhe reperin, Lil Durk, në realizimin e albumit “The Voice Of The Heroes”.

Edhe Së shpejti lansohet bashkëpunimi i Nicki Minajit me reperin Lil Baby Showbiz Së shpejti lansohet bashkëpunimi i Nicki Minajit me reperin Lil Baby

Nga atëherë, Baby e ka fituar çmimin e parë “Grammy” për kontributin e tij në këngën, “Hurricane”, e cila ishte pjesë e albumit të Kanye Westit, “Donda”. Ai po ashtu ka bashkëpunuar me Nicki Minajin dhe ka performuar krahas yjeve, Drake dhe Future, në dy këngë të albumit të ri të DJ Khaled, “God Did”.

Një dokumentar për karrierën e reperit i titulluar, “Untrapped: The Story of Lil Baby”, u publikua muajin e kaluar në platformën Amazon Prime.