Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lady Gaga feston përvjetorin e hitit “Bad Romance” me fotografi nga vaska

Lady Gaga e shënoi me stil dhjetëvjetorin e premierës së hit singlit të saj "Bad Romance" – dhe atë me fotografi nga vaska.

Për ata që nuk e dinë, fotografitë i referohen skenës nga videoklipi për këngën e lartpërmendur në të cilën shihet Lady Gaga se si këndon dhe vallëzon në vaskë të zbrazët.

Gjykuar nga fotografia, këngëtarja 33-vjeçare pozoi në zhveshtore, pasi që prapa saj mund të shiheshin rrobat dhe paruka, shkruan Independent.

Postimi nxiti reagime pozitive të fansave të kësaj muzikanteje dhe aktoreje pasi i mblodhi pothuajse 900,000 pëlqime brenda një kohe shumë të shkurtër, por edhe mijëra komente.

Singli "Bad Romance" e shënon fillimin e një faze tejet eksperimentale për Lady Gaga, e cila, një vit pas publikimit të këngës dhe klipit, në MTV Video Music Awards e kishte veshur një fustan të bërë nga djathi dhe mishi, shkruan KOHA Ditore.

Edhe Lady Gaga feston e lumtur pranë të dashurit ditëlindjen e 38-të Showbiz Lady Gaga feston e lumtur pranë të dashurit ditëlindjen e 38-të

Ajo pastaj i shokoi të gjithë të pranishmit kur mbërriti në ndarjen e çmimeve Grammy në Los Angeles në një kapsulë në formë veze, duke pretenduar se në të i kishte kaluar 72 orë para ceremonisë.

Image

Këngëtarja aktualisht po performon në Las Vegas si pjesë e turneut me titullin "Enigma".