Këngëtarja e famshme Lady Gaga, disa ditë pasi që bëri striptiz dhe i befasoi të gjithë në "Met Gala", ka publikuar në “Instagram” një fotografi të prapanicës së saj në të brendshme.
"Pas një jave të gjatë përplot me angazhime, është koha për aheng shtëpiak", shkroi këngëtarja në përshkrimin e fotografisë në të cilën ajo pozon pranë pishinës, me një koktej në dorë, shkruan KOHA Ditore.

T’ju rikujtojmë, Gaga u zhvesh në qilim të kuq dhe i habiti të gjithë. Së pari ajo ishte në një fustan të madh ngjyrë rozë, pastaj në një fustan të zi, dhe përsëri në një kreacion ngjyrë rozë. Në fund, ajo mbeti vetëm në të brendshme.