Lady Gaga është rrethuar nga njerëzit e dashur në ditën e saj të veçantë.
Gjatë javës, ylli ka festuar ditëlindjen e saj të 38-të në Giorgio Baldi të Santa Monicas në Kaliforni.
Darka ishte një festë e qetë me miqtë e saj, si dhe të dashurin e saj prej kohësh, Michael Polansky.
Sipas burimeve, Gaga mbërriti me Polanskyn dhe të dy dukeshin mrekullueshëm.
“Ata dukeshin të lumtur së bashku”, shtojnë ata. “Ai u sigurua që ajo të kishte gjithçka që i nevojitej”.
Edhe
Lady Gaga dhe Michael Polansky po mendojnë për martesë
“Ajo ishte duke buzëqeshur gjatë tërë natës. Ishte një festë zbavitëse”, ka vazhduar burimi.
Gaga dhe Polansky janë të lidhur që nga viti 2020, kur ishin fotografuar duke u puthur në një festë të vitit të ri në Las Vegas.