Muzikantja amerikane, 33-vjeçarja Lady Gaga, më në fund ka vendosur të prononcohet për statusin e saj të dashurisë.
Pasi që në korrik të këtij viti në media dolën fotot në të cilat këngëtarja e puth me pasion inxhinierin e saj të zërimit, 37-vjeçarin Dan Horton, duke nxitur kështu thashetheme për një dashuri të re në jetën e Gagës, gjykuar nga postimi i fundit i këngëtares, romanca nuk pati fat të lumtur.

Lady Gaga vendosi ta shfrytëzojë pushimin e shkurtër nga paraqitjet e përditshme në Las Vegas për një shoqëri femërore dhe ta kalojë fundjavën duke e festuar nusërinë e shoqes së saj të afërt, shkruan KOHA Ditore. Në mesin e shumë fotove nga festimi, 33-vjeçarja gjithashtu e postoi foton me nusen e ardhshme, ku vendosi të zbulojë njëkohësisht edhe më shumë për lidhjen e saj. 'Ajo, që do të martohet së shpejti, dhe unë, një femër e lirë,' tha shkurtimisht Gaga duke bërë me dije që romanca me audio inxhinierin 37-vjeçar ishte jetëshkurtër.
T’ju rikujtojmë në ceremoninë e sivjetme të Oscarit, 33-vjeçarja tërhoqi shumë vëmendje me një interpretimin emocional të këngës titullare nga filmi “A Star is Born”, ku luan me Bradley Cooper. Pas një paraqitjeje pasionante, shumë adhurues spekuluan se ka diçka më shumë se miqësia midis atyre të dyve, ndërsa e gjitha u komplikua më tej nga fakti që të dy i ndërprenë lidhjet me partnerët e tyre menjëherë pas performancës. Megjithatë, përkundër spekulimeve, të dy i mohuan thashethemet se ishin 'thjesht miq'.