Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lady Gaga fotografohet duke u puthur me të dashurin e ri

Pas thashethemeve të shumta për aferë me aktorin Bradley Cooper, këngëtarja dhe aktorja Lady Gaga është kapur duke u puthur me inxhinierin e saj të zërimit, 37-vjeçarin Dan Horton. Fotografët e revistës amerikane “People” e kanë kapur këngëtaren 33-vjeçare se si në tarracën e një restoranti në Los Angeles e përqafon të dashurin e ri dhe shkëmben puthje me të.

Sipas një burimi që i ka parë në restorant, ata qëndruan atje për rreth një orë. 'Ata po putheshin dhe flisnin shumë afër njëri-tjetrit,' zbuloi burimi. Një adhurues tjetër, i cili ishte afër restorantit, tha që këngëtarja u përpoq të kalonte pa u vënë re dhe nuk pranoi të bënte fotografi me fansat. 'Ironikisht, ajo ishte ulur në një tavolinë afër trotuarit, kështu që është e qartë se nuk e kishte problem që e shihnin me të. Ajo dukej shumë e lumtur', shtoi ai.

Image

Me këto foto konfirmohet romanca e re, të cilët këngëtarja kontroverse e filloi pothuajse gjysmë viti pasi që e ndërpreu fejesën me “gjahtarin” e talenteve, 50-vjeçarin Christian Carino. T’ju rikujtojmë, ish të fejuarit e filluan lidhjen në shkurt të vitit 2017, shkruan KOHA Ditore. Këngëtarja konfirmoi se ata ishin fejuar në tetor të vitit 2018, ndërsa thashethemet e para për ndarje u shfaqën në ceremoninë e sivjetme të Grammy Awards, në të cilën ajo u shfaq pa unazë fejese. Në të njëjtën kohë u shfaq vala e thashethemeve për aferën me Bradleyn, të cilën këngëtarja e mohoi me ngulm.

Image