Është zbuluar identiteti i burrit të ri në jetën e superyllit, Lady Gaga, dhe ai besohet të jetë kryeshefi ekzekutiv i një kompanie të madhe teknologjike, Michael Polansky, transmeton Koha.net.
Sipas portalit “Page Six”, i dashuri i ri i Gagas është një ish-investitor i diplomuar në “Harvard”, i cili aktualisht punon si kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Parker Group”.
Këngëtarja e njohur amerikane dhe i dashuri i saj i ri, janë fotografuar në përqafimin e njëri tjetrit në disa raste, dhe duket se nuk po mund të qëndrojnë gjatë larg njëri tjetrit.
Sipas një burimi të afërt të këngëtares, çifti janë në lidhje për më shumë se një muaj. "Romanca mes tyre ka filluar para festave të fundvitit dhe Gaga është e çmendur pas tij. Ata tashmë po shfaqen publikisht në Los Angeles dhe po kalojnë shumë kohë së bashku në shtëpinë e këngëtares,” citohet të ketë thënë ky burim i paidentifikuar.
Gaga dhe Polansky, janë takuar për herë të parë në fillim të dhjetorit të kaluar, në një ditëlindje. Më pas ata ishin parë duke u puthur në një ndejë për Vitin e Ri.
Gjatë verës së vitit të kaluar, besohet se Gaga ka qenë në lidhje me inxhenierin e zërimit Dan Horton, por në muajin tetor këngëtarja deklaroi se është beqare. Në fillim të vitit 2019, pop ylli e konfirmoi lajmin se është ndarë nga ish i fejuari Christian Carino. Ndërsa në të kaluarën, ajo ka qenë e fejuar edhe me aktorin Taylor Kinney, me të cilin u nda pas pesë vjetësh lidhje, në vitin 2016.