Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kylie Minogue dëshiron të bashkëpunojë me Madonnan

Ylli australian i muzikës, Kylie Minogue, do ta pranonte me shumë dëshirë mundësinë për të bashkëpunuar me Madonnan.

Këngëtarja 55-vjeçare dhe mbretëresha e muzikës pop 64-vjeçare ende nuk kanë punuar bashkë në ndonjë projekt muzikor, por Minogue thotë se është e hapur rreth idesë që një gjë e tillë të ndodhë.

“Natyrisht se do të bashkëpunoja me të. Më duket se ajo po bëhet gati për turne. Nuk e kam numrin e Madonnas por nëse të dyja do të qëllonim në të njëjtin qytet, do të ishte mundësi e jashtëzakonshme që ta realizonim një këngë së bashku”, deklaroi pop këngëtarja.

Kylie aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit, “Padam Padam”, e cila ka mundësi të përfshihet në fjalorin anglisht të Oksfordit dhe është përdorur së fundmi gjatë një fjalimi në Muajin e Krenarisë nga një deputet në Parlament.

Që nga publikimi i këngës plot ritëm dhe vallëzim, botuesi i fjalorit anglisht “Oxford University Press”, thuhet se është përmbytur me kërkesa për të shtuar fjalën “Padam”, e cila përshkruan rrahjet e zemrës.

Ylli I hitit “Can’t Get You Out Of My Head” në një intervistë të fundit tregoi se është shumë e lumtur me suksesin e këngës së re, “Padam Padam”. Këngëtarja e cila shquhet për eksplorimin me zhanre të ndryshme muzikore gjatë karrierës si pop, country dhe disco, u rikthye në toplistat muzikore me këngën e albumit të saj të ardhshëm “Tension”, i cili i përfshinë gjithsej 11 këngë si, “Padam Padam”, “Hold On To Now”, “Things We Do For Love”, “Tension”, “One More Time”, “You Still Get Me High”, “Hands”, “Green Light”, “Vegas High” dhe “10 Out of 10” dhe “Story”. Pritet që pas lansimit të albumit, këngëtarja ta realizojë edhe një turne promovues nëpër qytete të ndryshme të botës.

Edhe Kylie Minogue shpreh dëshirën për bashkëpunim me Madonnan Showbiz Kylie Minogue shpreh dëshirën për bashkëpunim me Madonnan

Minogue ndër vite ka realizuar hite të ndryshme muzikore si: “Spinning Around”, “Can’t Get You Ou of My Head”, “In Your Eyes”, “In My Arms” dhe të tjerë. Me ta publikuar albumin hit “Disco” në vitin 2020, pop ylli 54-vjeçar u bë gruaja e parë me albume të pozicionuara në maje të toplistave për pesë dekada rresht.

Përgatiti: Edona Binaku