Ylli australian i muzikës pop, Kylie Minogue, e ka paralajmëruar lansimin e albumit të ri më 22 shtator të këtij viti.
“Albumi im i ri me titull ‘Tension’ do të jetë në dispozicionin tuaj më 22 shtator. Po ashtu së shpejti vjen kënga e parë e këtij incizimi”, deklaroi këngëtarja përmes një postimi në Twitter.
Minogue përveç emrit të albumit dhe datës së publikimit të tij, e ka zbuluar edhe listën e 11 këngëve që i përfshinë si, “Padam Padam”, “Hold On To Now”, “Things We Do For Love”, “Tension”, “One More Time”, “You Still Get Me High”, “Hands”, “Green Light”, “Vegas High”, “10 Out of 10” dhe “Story”.
Mediat e huaja kanë raportuar se Kylie po planifikon të lansojë një këngë të re disa ditë para ditëlindjes së saj më 28 maj, si dhe po e bënë gati një turne muzikor, që do të jetë i parë për të në gjashtë vjet e fundit.
Ylli i hitit “Spinning Around” - e cila shquhet për eksplorimin me zhanre të ndryshme muzikore gjatë karrierës si pop, country dhe disco – ka disa javë që po i ngacmon fansat duke e paralajmëruar albumin e 16-të të incizuar në studio, për të cilin ka deklaruar se do të jetë një përzierje e muzikës elektronike dhe house të viteve ’90.
“Nuk mund të zbuloj shumë hollësi rreth albumit, por përmban tinguj të muzikës elektronike dhe house të viteve ’90 dhe ‘2000. Mezi pres ta ndajë atë me adhuruesit e mi dhe të futem në një epokë të re të muzikës dhe performancave live”, deklaroi këngëtarja gjatë një interviste për “The Irish News”.
Edhe
Kylie Minogue paralajmëron turneun më të madh pas një dekade
Kohë më parë u raportua se këngëtarja ka filluar të bashkëpunojë me kompozitorin, Biff Stannard, me të cilin i ka realizuar hitet e kaluara, “Love At First Sight” dhe “In Your Eyes”.
Kylie Monigue ndër vite ka realizuar hite të ndryshme muzikore si: “Spinning Around”, “Can’t Get You Ou of My Head”, “In Your Eyes”, “In My Arms” dhe të tjerë. Me ta publikuar albumin hit “Disco” në vitin 2020, pop ylli 54-vjeçar u bë gruaja e parë me albume të pozicionuara në maje të toplistave për pesë dekada rresht.