Showbiz

Kylie Jenner “fshehurazi” shkon në ndejë me partnerin e saj të ri

Ylli televiziv Kylie Jenner, ka shkuar fshehurazi në një ndejë me të dashurin e saj të ri, Timothee Chalamet, pas premierës së filmit “Wonka”, ku ai luan rolin kryesor.

Tabloidet po raportojnë se Jenner e ka bërë këtë në mënyrë që të mos e merrte vëmendjen e publikut.

Ajo u pa të shkonte fshehurazi për të festuar me partnerin Chalamet premierën e filmit “Wonka” në “Royal Festival Hall” në Londër gjatë së mërkurës.

"Kylie fluturoi nga shtëpia e saj në Los Angeles me avionin e saj privat dhe u fut brenda premierës ‘Wonka’ në Leicester Square për të qenë në krah të Timotheet. Ky është një rol i madh për Timotheen dhe Kylie donte të sigurohej që në qendër të vëmendjes të ishte vetëm ai, kështu që ajo shkoi në një mision sekret për të mos u parë”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Image

Ky burim gjithashtu tregoi se sa shumë të dashuruar dukeshin çifti atje.

“Timothee dhe Kylie ishin aq të dashuruar se ishte e pabesueshme për t’i parë. Ajo dukej shumë krenare me të. Ata festuan me miqtë dhe vallëzuan së bashku”, ka shpjeguar burimi.

Pas premierës në Londër, ekipi i “Wonka” do të shkojë në Paris për ta promovuar filmin. Burimi ka thënë se Jenner po planifikon të shkojë edhe atje dhe të mbajë të njëjtin qëndrim.

“Ajo dëshiron që njerëzit të fokusohen tek ai dhe se sa i mirë është filmi ‘Wonka’”, ka thënë burimi duke treguar se Jenner me kënaqësi po qëndron në “prapaskenë”.

Gjithashtu ky burim ka thënë se çifti më shumë kanë dëshirë të kalojnë kohë së bashku në shtëpi e me familje se sa të shfaqen nëpër tepihë të kuq të ngjarjeve të ndryshme.