Është raportuar se ylli i filmit “Wonka”, Timothee Chalamet është parë në ndejën që familja Kardashian-Jenner ka organizuar për Krishtlindje.
Si duket ai ka shkuar në ndejë pasi që është në lidhje romantike me yllin televiziv, Kylie Jenner.
Në një fotografi të postuar në një llogari të fansave në “Instagram”, një mysafir i festës që dukej se ishte Chalamet shihej duke biseduar me Jennerin, 26 vjeçe.

Festën e Krishtlindjes këtë vit e organizoi motra e Jennerit, Kim Kardashian.
Para se të mblidheshin në shtëpinë e Kimit, Jenner ka bërë disa postime në InstaStory duke treguar fustanet me sedefe ngjyrë ari nga brendi Dolce&Gabbana, që i kishte veshur ajo dhe vajza e saj Stormy.
Edhe
Kylie Jenner “fshehurazi” shkon në ndejë me partnerin e saj të ri
Është raportuar se Jenner dhe Chalamet janë në lidhje romantike që nga pranvera. Një burim kohë më parë kishte konfirmuar për revistën “People” se ata kanë filluar të dalin në mënyrë që të njohin njëri-tjetrin.
Për herë në publik u panë në koncertin e yllit “Beyonce” në kuadër të turneut të saj “Reinaissance”, në Los Angeles.