Janë publikuar pamjet e para të filmit të ardhshëm të mbushur me skena aksion, “John Wick: Chapter 4”.
Trileri amerikan që është vazhdimi i katërt në serinë e filmave të njohur, vjen me regji të Chad Stahelskit dhe bazohet në personazhet e krijuara nga Derek Kolsad.
Në rolin protagonist edhe një herë rikthehet ylli i Hollywoodit, Keanu Reeves, derisa xhirimet e këtij vazhdimi kanë zënë vend nga qershori deri në tetor të vitit 2021, në qytete të ndryshme si, Berlini, Parisi, Osaka dhe New York City.
Filmi i ardhshëm fokusohet në personazhin John Wick, i cili e gjen një mënyrë për ta mposhtur organizatën e “High Table”, e cila përbëhet nga disa prej vrasësve profesional më të rrezikshëm në botë. Por përpara se të fitojë lirinë e tij, Wick duhet të përballet me një armik të ri me aleanca të fuqishme anembanë globit, dhe forca që i kthejnë miqtë e vjetër në armiq.
“John Wick: Chapter 4” ishte planifikuar të lansohet në maj të vitit 2021, por u shty për shkak të pandemisë. Tani, filmi vjen nëpër kinematë botërore nga 24 marsi i vitit të ardhshëm.
-
Keanu Reeves pritet t’i bashkohet filmit “Lego”
-
“Spider-Man: Brand New Day”, publikohet traileri final i filmit të ri
-
Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit
-
Dashuria që frymëzon artin: Alexandra Grant tregon ndikimin e Keanu Reeves në jetën e saj
-
Will Smith me rol kryesor në filmin “Supermax”