Showbiz

“Ballerina”, së shpejti nëpër kinema

Ballerina

Projekti i ri kinematografik, “Ballerina”, që vjen i bazuar në historinë e filmave “John Wick”, do të fillojë së shfaquri për publikun mbarëbotëror në më pak se një muaj.

Studioja “Lionsgate” tashmë e ka publikuar trailerin e fundit të filmit në të cilin protagonistja, Ana de Armas, ka një mision hakmarrës. Aktorja latine e portretizon Eve Macarronin, një grua ruse e cila e përndjek një grup vrasësish, që janë përgjegjës për vrasjen e babait të saj.

Historia zë vend mes ngjarjeve të zhvilluara në filmat, “John Wick: Chapter 3 – Parabellum” dhe “John Wick: Chapter 4”, duke vënë në fokus vrasësen me pagesë e cila bën një paraqitje të shkurtër në vazhdimin e tretë, dhe që fillimisht ishte portretizuar nga aktorja, Unity Phelan.

Pjesë e filmit është edhe ylli hollywoodian, Keanu Reeves, në rolin e John Wickut. Po ashtu luajnë aktorët, Ian McShane, Anjelica Huston, Lance Reddick, Gabriel Byrne, Catalina Sandino Moreno dhe Norman Reedus, ndërsa regjinë e tij e ka bërë, Len Wiseman.

“From the World of John Wick: Ballerina” vjen nëpër kinema më 6 qershor.