Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Koncerti në Zvicër: Emocionohet fansi – hidhet nga skena, askush nuk e pret

Gjatë performancës së reperit Ski Mask në një festival muzikor në Zvicër, derisa masa e njerëzve po argëtohej, një fans u emocionua më tepër sesa që duhej.

Reperi e la të ngjitej në skenë, por kjo nuk i kishte mjaftuar. Madje fansi duket e ka keqkuptuar energjinë e fansave të tjerë dhe ka dashur ta “ndezë” edhe më shumë atmosferën. Ai ka kërcyer nga skena për një “zhytje” të rrezikshme në turmë.

Zhytja u kthye në dështim të plotë. Ai kërceu në pjesën ku kishte më pak turmë dhe askush nuk e priti, madje përveç vetes, lëndoi edhe disa njerëz të pranishëm. Fansi u përplas në tokë.

Ski Mask i shqetësuar u përpoq të pyeste njerëzit për gjendjen e djalit, por ata ishin shumë të zënë duke incizuar me telefonat e tyre.

Videoja e çmendur u bë virale. Madje, është një mrekulli e vogël që djali thuhet se pësoi vetëm lëndime të lehta.

VIDEO:

Edhe Xhaka “përplas” shishen në tokë dhe Zvicra ndezet Botërori 2026 Xhaka “përplas” shishen në tokë dhe Zvicra ndezet

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by US CRIME NEWS (@uscrime)