Showbiz

Katy Perryt s’i ndahen të papriturat, një person i ngjitet në skenë në Sidney

Katy Perry

Katy Perry

Foto: Associated Press

Këngëtarja e mirënjohur, Katy Perry, ka mbetur e befasuar pasi një person i paautorizuar është ngjitur në skenë ndërkohë që ajo po performonte në një koncert në Sydney.

40-vjeçarja po këndonte hitin e saj të vitit 2008, “Hot N Cold” në koncert në Sydney të Australisë të hënën mbrëma, kur një njeri hipi mbi skenë dhe e kapi, ka raportuar FemaleFirst.

@sydneymorningherald

A stage invader rushed Katy Perry mid-song at Monday night’s Sydney concert, before being restrained by security staff. #katyperry #sydneynews #qudosbankarena #lifetimestour

♬ original sound - Sydney Morning Herald

Në një video që është publikuar në rrjetin social TikTok, Perry shihet duke u larguar shpejt ndërkohë që ai kërcente e vallëzonte.

Dy roje sigurie shkuan menjëherë në skenë, ndërkohë që personi u mundua t’i shmangte.

“Asnjëherë nuk do të ketë më koncerte si ky. Prandaj Sidney, shijoje”, ka thënë Perry.

Ajo vazhdoi të performonte, ndërkohë që sigurimi e tërhoqi personin në skaj të skenës, kur dy anëtarë të tjerë të sigurimit ndihmuan ta largonin.

Ky ishte incidenti i radhës për Perryn, pasi muajin e kaluar ajo pauzoi një performancë për t'i thënë një adhurueseje që të mos i çonte mesazhe të fejuarit të saj, aktorit Orlando Bloom.

Ndërkohë që ishte në SHBA me turneun e saj “Lifetime”, këngëtarja ndaloi performimin që t'i drejtohej një vajze në publik, me emrin Kylie.

“E di pse je këtu. Dëgjo, nëse vazhdon t'i dërgosh mesazhe burrit tim... e ke bërë këtë që disa muaj. Nuk ke ardhur të më shohësh mua në koncert”, i ka thënë Perry vajzës.

Ndërkohë që publiku qeshte ajo vazhdoi t'i thoshte Kyliet se “nëse vazhdon t'i shkruash burrit tim, do të më duhet të kërkoj të të heqin nga këtu. Seriozisht merru me jetën tënde”.

Më pas këngëtarja ngriti zërin dhe i tha “Ai nuk të do, Kylie. Unë jam gruaja e tij. Unë jam e tij e ai është i imi. Na qëndro larg”.

Kylie u duk e befasuar dhe ju kthye shoqeve ndërkohë që Perry vazhdoi këndimin.

Por më vonë u zbulua se konfrontimi ishte pjesë e skenarit të koncertit, për performimin e hitit të vitit 2024 “I’m His, He’s Mine”.