Showbiz

Fansja ia tërheq flokët Lenny Kravitz gjatë performancës

Lenny

Një incident i papritur ndodhi gjatë koncertit të Lenny Kravitz në Brisbane, ku këngëtari 61-vjeçar hyri në turmën e fansave për të performuar hitin e tij të vitit 1989, Let Love Rule, gjatë turneut Blue Electric Light Tour, të premten në mbrëmje.

Lenny postoi të shtunën  një video në Instagram, ku tregoi ngjarjen e çuditshme: “Brisbane, ishte e egër. Kur dola për ta kënduar Let Love Rule, një vajzë shumë e entuziazmuar më tërhoqi katër dredha apo të njohur si dreadlocks nga koka. E dini sa fort duhet të tërhiqesh për t’i nxjerrë? Damn baby!”

Megjithatë, ky incident nuk e pengoi legjendën e katër herë fituese të Grammyt të vazhdojë të lidhet me fansat e tij gjatë performancës. “Nuk do të ndalem të dal tek ju për Let Love Rule, sepse ky është momenti ynë së bashku. Brisbane, ju jeni të çmendur. Ju dua,” tha ai.

“E pashë gjithë skenën dhe thashë si është e mudnur. Por ai vazhdoi performancën pa u ndalur. Koncerti duhet të vazhdojë. Ishte legjendë, koncerti më i mirë”, ka thënë një fans.

Disa përdorues të tjerë reaguan: “Tërheqja e flokëve nga koka e dikujt: totalisht e tmerrshme.”

Lenny gjithashtu performoi në Zelandën e Re, duke treguar se ishte një kënaqësi të kthehej në Australi pas kaq shumë vitesh.

“Të vij për herë të parë në Zelandën e Re dhe të kthehem në Australi pas shumë vitesh më jep energjinë më të bukur. Ju jeni të mrekullueshëm. Faleminderit që e ndani këtë me mua. Le të vazhdojmë!”, ka shkruar ai në Instagram.