Aktorja e filmit “The Good Place”, Kirsten Dunst, ka treguar saktësisht se si duhet të shqiptohet emri i saj.
43-vjeçarja ka thënë se gjatë viteve është përballur me forma të ndryshme të shqiptimit të emrit të saj, përfshirë “Criss-ten”, “Ker-stin” dhe “Keer-sten” (shqip: Kirsten), me këtë të fundit si shqiptimi i saktë.
Ajo ka theksuar se nuk u vë faj njerëzve për gabimet e tyre.
“Do të thosha që të gjithë gabojnë emrin tim, kështu që dorëzohem. Nuk më intereson, nuk fajësoj njerëzit. Në Angli, nuk e thonë emrin tim saktë. Në grupin e fundit, të gjithë e thonin gabim. Kishte njerëz suedezë dhe nga Hungaria. Thjesht dorëzohesh”, ka thënë ajo në një video për llogarinë e magazinës “Town and Country” në rrjetin social TikTok, ka raportuar FemaleFirst.
@townandcountrymagazine You don’t have to call #KirstenDunst by her name—she’s heard it all, and she’s far too gracious to correct you. #CommonCourtesy #TownAndCountry
♬ original sound - Town & Country
Aktorja konfirmoi se mënyra e saktë për të thënë emrin e saj është “Keer-sten”.
Kirsten gjithashtu ka rrëfyer për një nofkë të bezdisshme që i vinin gjatë xhirimeve të trilogjisë “Spider-Man”.
Ajo luante rolin e Mary Jane Watson përkrah aktorit Tobey Maguire, i cili luante rolin e Peter Parker, (Spider-Manit) nga viti 2002 deri në vitin 2007.
“Ishte shaka, por në ‘Spider-Man’, herë pas here më thërrisnin ‘girly-girl’ në radiolidhje. Por nuk thashë kurrë asgjë”, ka thënë ajo për revistën Marie Claire.
Dunst ka shtuar se në kohën pas lëvizjes “MeToo” ndoshta do të kishte reaguar për t’i bërë të qarta frustrimet e saj.
“Nuk thosha asgjë. Thjesht e duroja”, ka thënë ajo.
Ylli i filmit “Bring It On” gjithashtu ka zbuluar se ka bërë pauzë dyvjeçare nga aktrimi pasi u lodh duke marrë vazhdimisht role të “nënave të trishtuara” pas pjesëmarrjes në dramën psikologjike “The Power of the Dog” në vitin 2021, ku luante rolin e gruas së vejë Rose Gordon.
“Çdo rol që më ofrohej ishte i një nëne të trishtuar. Sinqerisht, kjo ka qenë e vështirë për mua, sepse kam nevojë të ushqehem. Gjëja më e vështirë është të jesh nënë dhe të mos ndihesh sikur nuk ke asgjë për veten tënde. Kjo ndodh me çdo nënë, jo vetëm me mua. Patjetër që ka më pak role të mira për gratë në moshën time”, ka thënë ndër të tjera ajo.