Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jonas jep informata për shëndetin e vajzës së tij Malti

Malti Jonas është “shumë mirë” pas qëndrimit të saj të fundit në spital.

Nick Jonas thotë se vajza e tij, Malti, është “shumë mirë” pasi kaloi së fundmi 100 ditë në repartin e kujdesit intensiv të neonatologjisë.

Krijuesi i hitit “Jealous” dhe bashkëshortja e tij, Priyanka Chopra Jonas, janë çliruar pasi kanë vajzën e tyre të vogël prapë në shtëpi nga spitali në maj, pas një kohe shqetësuese për çiftin.

I pyetur se si është vajza pesëmuajshe pas qëndrimit të saj në spital, babai i ri u përgjigj thjesht: “Çdo gjë është mirë”.

Duke folur për ‘Entertainment Tonight’, Nicku tha për atësinë: “Është sigurisht ndryshim jete”.

Edhe Priyanka Chopra dhe Nick Jonas publikojnë fotografinë e parë të vajzës Showbiz Priyanka Chopra dhe Nick Jonas publikojnë fotografinë e parë të vajzës

Ai shtoi: “Malt] është e mrekullueshme. Më sjell shumë gëzim”.

Duke u shfaqur ne ‘The Kelly Clarkson Show’ në maj, ylli i Jonas Brothers pranoi se ishte një “bekim” ta ketë atë në shtëpi.

Muzikanti 29-vjeçar i tha moderatorit: “Është goxha e çmendur. Ajo është më e mira. Ka qenë thjesht pjesa më magjike e jetës sonë, por është një bekim ta kemi atë në shtëpi. Ka qenë mahnitëse”.

Më herët, atë muaj, krijuesi i hitit “Sucker” zbuloi se vëllai i vogël i tij, Frankie, 21- vjeçar, është “xhaxhai i preferuar deri tani” i Maltit, por i lavdëroi dy vëllezërit e tij më të mëdhenj dhe bashkëpunëtorët e bandit, Joe, 32-vjeçar, dhe Kevin, 34-vjeçar, si “të mrekullueshëm” ndaj mbesës së tyre.

Nicku tha: "Epo, ai është më i afërti në moshë me fëmijët," do të thotë vajzat e Kevinit me gruan e tij Danielle, 35 vjeç; Alena, tetë vjeç, dhe Valentina, pesë vjeç, dhe vajza 22 muajshe e Joe Willa me gruan e tij, aktoren Sophie Turner, e cila aktualisht po pret një tjetër gëzim.

Në ditën e nënës, ylli i “Camp Rock” dhe ylli i “Baywatch” pranuan se udhëtimi i tyre drejt prindërimit kishte qenë një "slitë me rrota", ndërsa falënderuan mjekët dhe stafin në Rady Children's La Jolla dhe Cedar Sinai, Los Angeles, për kujdesin e jashtëzakonshëm që ata ofruan për Maltin, e cili lindi me surrogate në janar.

Edhe Priyanka Chopra angazhon truproja për të mos i lënë fansat ta fotografojnë pa pëlqimin e saj Showbiz Priyanka Chopra angazhon truproja për të mos i lënë fansat ta fotografojnë pa pëlqimin e saj

Çifti tha: "Në këtë Ditë të Nënës ne nuk mund të mos reflektojmë për këta muajt e fundit dhe slitën në të cilën kemi qenë, të cilën tani e dimë, që po ashtu shumë njerëz e kanë përjetuar".

Ata vazhduan: "Udhëtimi i çdo familjeje është unik dhe kërkon një nivel të caktuar besimi, dhe ndërsa i yni ishte disa muaj sfidues, ajo që bëhet shumë e qartë, në retrospektivë, është se sa i çmuar dhe i përsosur është çdo moment. Jemi shumë të gëzuar që vajza jonë e vogël më në fund është në shtëpi dhe thjesht dua të falënderoj çdo mjek, infermier dhe specialist në Rady Children's La Jolla dhe Cedar Sinai, Los Angeles, të cilët ishin aty me vetëmohim në çdo hap të rrugës".