Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bëhet i ditur emri i vajzës së Priyanka Chopras dhe Nick Jonasit

Bëhet i ditur emri i vajzës së Priyanka Chopras dhe Nick Jonasit

Është bërë i ditur emri i vajzës së aktores Priyanka Chopra dhe këngëtarit Nick Jonas, tre muaj pasi ajo ka ardhur në jetë.

Vajza e tyre ka lindur përmes nënës surrogate, ndërkohë që tashmë është kuptuar se emri i saj është Malti Marie Chopra Jonas, shkruan People të enjten.

Malti Marie ka lindur më 15 janar, në spitalin San Diego, sipas certifikatës së lindjes.

“Jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë se kemi mirëpritur vajzën tonë, përmes një surrogateje. Kërkojmë privatësi në këtë kohë të veçantë për ne, derisa jemi të fokusuar te familja”, ka shkruar Chopra 39 vjeç në llogarinë e saj në Instagram pak pas lindjes së vajzës.

Chopra dhe Jonas janë martuar në dhjetor të vitit 2018, me një seri festimesh, përfshirë një ceremoni perëndimore dhe një tjetër me tradita të popullit Hindu.