Traileri i parë i plotë për filmin “Ebenezer” me yllin Johnny Depp në rolin kryesor u publikua të enjten.
Transformimi i Deppit në kryepersonazhin Ebenezer Scrooge – mizantropi koprrac që është figura qendrore e tregimit të Charles Dickens të vitit 1843, “A Christmas Carol” si dhe një simbol i përjetshëm i shpengimit – është i jashtëzakonshëm.
Me sloganin “Emri që njihni, historia që nuk e dini", filmi vjen me regji të Ti West. Pjesë e kastës së aktorëve janë edhe Rupert Grint, Andrea Riseborough, Sam Claflin, Daisy Ridley, Arthur Conti, Ellie Bamber, Henry Lloyd-Hughes, Charlie Murphy, Tramell Tillman dhe Ian McKellen.
“Ebenezer” lansohet për publikun e gjerë më 13 nëntor të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
“Ebenezer”, një histori gotike e frymëzuar nga Charles Dickens
-
Johnny Depp rikthehet në Hollywood: A do të ketë sukses rikthimi i tij?
-
Johnny Depp: Qëndrimi larg Hollywoodit për vite me radhë ishte “si një pushim”
-
Johnny Depp rikthehet në filmat e mëdhenj të Hollywoodit
-
Robert Pattinson do ta interpretojë James Bondin