Showbiz

Jessica Chastain shpjegon “kiminë në qilim të kuq” me Oscar Isaacun

Aktorja amerikane, Jessica Chastain, e ka shpjeguar “kiminë e qilimit të kuq” me kolegun e saj, Oscar Isaac, gjatë paraqitjes së të mërkurës në emisionin “The Late Show With Stephen Colbert”.

Aktorja 44-vjeçare po e promovonte filmin e ri “The Eyes Of Tammy Faye” dhe me këtë rast moderatori Stephen (57 vjeç) ia ka përmendur edhe paraqitjen e saj në serialin e HBO-së, “Scenes From A Marriage”, me aktorin 42-vjeçar me Oscarin.

“Jeni miq të vjetër. Jeni miq të vjetër. Pra, nuk ka asgjë për t’u emocionuar nga gjërat që kemi parë”, ka thënë Stephen. “Të dytë jemi të martuar me njerëz të tjerë”, ka shtuar Jessica.

“Jemi miq për më shumë se 20 vjet. Nëse nuk ka ndodhur ende, nuk do të ndodhë. Më falni që ju tregova, sepse e di që njerëzit u emocionuan shumë”, ka theksuar ajo.

Stephen më pas i ka shfaqur pamjet e Jessicas dhe Oscarit në qilimin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecie, me ç’rast ata po e shikonin njëri-tjetrin në sy para se ai ta puthte në krah.

“Është lëvizje e ngadaltë. Dhe unë shikoj drejt përpara. As nuk e kuptova se çfarë po bënte derisa fotografët qeshën”, ka thënë Jessica.

Por më pas ndërpritet nga moderatori.

“Nuk jam duke thënë se ju jeni përhumbur tek Oscar Isaacu, po them që Oscar Isaac është përhumbur te Jessica Chastain”, ka thënë Stephen.

“Krejt është te sqetullat e mia. Thjesht fuqia e sqetullave. Është një forcë e madhe”, ka bërë shaka Jessica.

“Scenes From A Marriage” me Jessica dhe Isaac si protagonistë është shfaqur të hënën në platformën HBO. Filmi është rikrijim në gjuhën angleze i miniserialit suedez me të njëjtin emër nga viti 1973, i realizuar nga Ingmar Bergman.

Aktorja ka shpjeguar gjithashtu se përse është bërë producente e “The Eyes Of Tammy Faye”, i cili u shfaq premierë të dielën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Ajo ka thënë se ishte frymëzuar, pasi që e kishte shikuar dokumentarin e vitit 2000 me të njëjtin emër. Transformimi i Jessicas për ta portretizuar ishte i pabesueshëm.

“Eyes Of Tammy Faye” do të publikohet të premten.