Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mes ngjyrave të forta në tepihun e kuq të “Oscars” dominon e bardha e mesazhet politike

Aktorja Elle Fanning tepihun e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”

Aktorja Elle Fanning në tepihun e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”

Foto: Associated Press

Ngjyrat e forta dhe të guximshme dominuan tepihun e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” nga Akademia e Filmit, ku shumë yje të Hollywoodit sollën një frymë moderne në stilin tradicional të kësaj ceremonie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga fustanet me ngjyra të ndezura deri te detajet klasike që kujtonin epokën e artë të kinemasë, moda ishte po aq në qendër të vëmendjes sa edhe vetë çmimet, ka shkruar agjencia e lajmeve The Associated Press.

Ngjyra të forta dhe elegancë moderne

Aktorja Renate Reinsve ka tërhequr vëmendjen me një fustan të kuq pa mëngë nga brendi “Louis Vuitton”, me çarje të lartë anash dhe bisht elegant. Ajo e kombinoi pamjen me buzëkuq të kuq dhe flokë të krehur prapa.

Renate Reinsve

Ndërkohë, aktorja Chase Infiniti ka marrë pjesë për herë të parë në ceremoninë e “Oscarit” me një fustan në nuancë livando, në stil sirene me pala, gjithashtu nga brendi “Louis Vuitton”. Veshjen e plotësoi me qafore të ndritshme me gurë.

Chase Infiniti

Disa nga yjet zgjodhën gjithashtu stile që kujtonin glamourin e vjetër të Hollywoodit.

Aktorja Rose Byrne u shfaq me një fustan të zi klasik të personalizuar nga brendi i mirënjohur “Dior”, të qëndisur me lule shumëngjyrëshe.

Rose Byrne

Aktorja Wunmi Mosaku, e filmit “Sinners”, u paraqit me një fustan me supe të zbuluara, me ngjyrë tirkiz dhe me shkëlqim nga brendi “Louis Vuitton”, duke treguar edhe barkun e saj të rrumbullakosur të shtatzënisë.

Wunmi Mosaku

E frymëzuar nga fustani i famshëm i ikonës së mirënjohur Grace Kelly në “Oscarin” e vitit 1956, aktorja Jessie Buckley ka zgjedhur një fustan nga brendi “Chanel” me pjesën e poshtme ngjyrë rozë të hapur dhe një shall të kuq mbi supe.

Jessie Buckley

Sipas Halie LeSavage nga revista Marie Claire, këtë vit tepihu i kuq ishte shumë më i gjallë se zakonisht.

“Ky ishte një tepih shumë më i ngjyrosur krahasuar me ceremonitë e tjera të sezonit të çmimeve. Duket sikur të nominuarit dhe prezantuesit po relaksohen dhe po hyjnë në një atmosferë feste për shfaqjen e fundit të madhe të sezonit”, ka thënë ajo.

Edhe aktoret e filmit të animuar “KPop Demon Hunters” sollën shumë ngjyra në tepihun e kuq.

Arden Cho ka zgjedhur një fustan në formë sirene me dantellë të zezë nga disenjatorja koreane Miss Sohee, të shoqëruar me një shall mëndafshi të gjelbër me motive natyre.

Arden Cho

Ndërsa kolegia e saj Ji-young Yoo u shfaq me një fustan të madh të kaltër me dy nuanca nga brendi “Carolina Herrera”.

Ji-young Yoo

Kurse gjatë performancës së këngës së tyre të famshme "Golden" ato u paraqitën në skenë me veshje të bardha.

 

Eleganca e bardhë dhe nuancat neutrale

Mes gjithë këtyre ngjyrave, në sy ranë edhe shumë veshje me ngjyrë të bardhë e krem, nuanca e vitit sipas institutit të ngjyrave “Pantone”, e njohur si “Cloud Dancer”.

Aktorja Emma Stone ka shkëlqyer me një fustan të bardhë nga brendi “Louis Vuitton”, me shpinë të hapur dhe një prerje elegante.

Emma Stone

Aktorja Elle Fanning ka shtuar një prekje romantike me një fustan të bardhë nga brendi “Givenchy”, të dizajnuar nga Sarah Burton, të dekoruar me lule. Ajo e plotësoi pamjen me një gjerdan antik nga brendit i njohur i stolive luksoze “Cartier”, i krijuar në vitin 1903.

Elle Fanning

Edhe aktorja Gwyneth Paltrow ka zgjedhur minimalizmin me një fustan mëndafshi pa mëngë nga brendi i disenjatorit të ndjerë Giorgio Armani, “Armani Privé”.

Gwyneth Paltrow

Ndërsa aktori Timothée Chalamet u shfaq me një kostum të bardhë nga “Givenchy”, të shoqëruar me këmishë, kravatë dhe këpucë në të njëjtën ngjyrë.

Timothée Chalamet

Sipas gazetarit të modës Samuel Hine nga prestigjiozja GQ, zgjedhja e tij nuk ishte rastësi.

“Gjatë gjithë fushatës për ‘Oscarin’, Timothée ka përdorur modën për të treguar një histori dhe për të promovuar rolin e tij në filmin ‘Marty Supreme’. Ngjyra e bardhë sugjeron se ai është në fund të këtij turneu promovues”, ka thënë Hine.

Pupla dhe detaje spektakolare

Puplat ishin një tjetër trend i madh në tepihun e kuq.

Aktorja Demi Moore ka tërhequr vëmendjen me një fustan dramatik me pupla në nuancë të gjelbër nga brendi i njohur italian i veshjeve “Gucci”.

Aktori Pedro Pascal ka përdorur pupla në mënyrë më diskrete, përmes një broshi të madh me pupla në kostumin e tij nga brendi “Chanel”.

Pedro Pascal

Ylli i filmit “One Battle After Another”, Teyana Taylor ka rënë në sy nëpër tepihët e kuq gjatë gjithë sezonit të ceremonive të ndarjes së çmimeve me paraqitje shumë elegante.

Taylor në këtë tepih të kuq ka veshur veshur një fustan transparent bardhë e zi me pupla, gjithashtu nga brendi “Chanel”.

Teyana Taylor

“Fustani i Teyanas është favorit për veshjen më të mirë të mbrëmjes. Ai përfshin elemente klasike të ‘Chanelit’, por në të njëjtën kohë ndihet shumë modern dhe shumë në stilin e saj”, ka thënë LeSavage.

Edhe aktorja e mirënjohur Nicole Kidman u shfaq me një fustan krem me pupla dhe korse.

Nicole Kidman

Burrat eksperimentojnë me kostumet

Ndërkohë që gratë dominuan me ngjyra të forta, edhe burrat eksperimentuan me stilin e kostumeve. Këngëtari Shaboozey u shfaq me një kostum modern nga brendi “Balenciaga”, të shoqëruar me zinxhir xhepi dhe vathë me perla.

Shaboozey

Aktorit Michael B. Jordan i ra në sy një zinxhir i artë që plotësonte kostumin e tij nga brendi “Louis Vuitton”.

Michael B. Jordan

Ndërsa kolegu i tij, Miles Caton, ka zgjedhur një kostum ngjyrë kumbulle nga brendi “AMIRI”.

Miles Caton

“Vitet e fundit po shohim gjithnjë e më shumë aktorë burra që eksperimentojnë me disenjatorët dhe ndryshojnë stilin klasik të smokingut. Pjesëmarrja e tyre në botën e modës është bërë pjesë e rëndësishme e promovimit të markës së tyre personale”, ka thënë Hine.

Megjithatë, disa të ftuar mbetën besnikë ndaj stilit klasik “black tie”, si regjisori Ryan Coogler dhe aktori Jacob Elordi.

Ryan Coogler 
Jacob Elordi

Moda si mesazh politik

Në tepihun e kuq u panë edhe mesazhe politike. Disa aktorë mbajtën në veshje broshë të organizatës “Artists4Ceasefire”, duke bërë thirrje për armëpushim në Gazë.

Aktorja Charithra Chandran e vendosi broshin mbi fustanin e saj të gjelbër të ndezur.

Charithra Chandran

Ndërsa Saja Kilani, pjesë e dokumentarit “The Voice of Hind Rajab”, e mbajti të njëjtin simbol ndërkohë që po parakalonte në tepihun e kuq.

Saja Kilani

“Luftërat tona janë të lidhura me njëra-tjetrën, ashtu si edhe çlirimi ynë”, ka thënë ajo për The Associated Press.

Edhe aktori Javier Bardem u shfaq me një brosh me mesazhin “No a la Guerra” (“Jo luftës”), të cilin e kishte mbajtur edhe pas pushtimit të Irakut në vitin 2003.

Javier Bardem 

Gjatë prezantimit në skenë, Bardem përsëriti mesazhin e tij: “Jo luftës dhe liri për Palestinën”.

Top of Form

Bottom of Form