Ceremonia e sivjetme e “Actor Awards”, e njohur më parë si “Screen Actors Guild Awards”, u rikthye të dielën mbrëma me një emër të ri dhe, për herë të parë, me një kod të qartë veshjeje.
Edicioni i 32-të i ceremonisë, tashmë i quajtur “Actor Awards”, u kërkoi të ftuarve të rikrijonin “magjepsjen e Hollywoodit të viteve ’20 dhe ’30”. Pra, elegancë e epokës së artë, frymëzim nga epoka e jazz-it age dhe siluetat klasike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë tepihun e kuq të Shrine Auditorium në Los Angeles nuk munguan fustanet me thekë, qëndisje me rruaza dhe referenca të drejtpërdrejta ndaj stilit “flapper”.
Stili “flapper”, i njohur në vitet 1920, përfaqësonte një nënkulturë rebele të grave të reja perëndimore pas Luftës së Parë Botërore. Ato vishnin fustane me prerje të drejtë, me vijëzim më “djaloshar”, me gjatësi deri te gjuri, flokë të shkurtra në stil “bob” dhe grim të theksuar.
Ky stil simbolizonte çlirimin nga moda e ngurtë e epokës viktoriane dhe nga normat e rrepta shoqërore, duke theksuar lirinë e lëvizjes për të kërcyer, për të vozitur dhe madje për të pirë duhan në publik.
CNN ka shkruar se disa yje e respektuan temën në mënyrë besnike, të tjerë zgjodhën ta interpretonin më lirshëm, e disa pothuajse e injoruan.
Aktorja Chase Infiniti, ylli i filmit “One Battle After Another”, u shfaq me një fustan me siluetë sirene me xixa nga brendi i mirënjohur “Louis Vuitton”, të shoqëruar me një aksesor koke në të njëjtin stil, duke i dhënë një shkëlqim modern të epokës së viteve ’20.

Aktorja Gwyneth Paltrow ka veshur një fustan të zi me dantelë e gurë vezullues nga brendi i mirënjohur “Givenchy”, drejtoreshë kreative e të cilit është Sarah Burton.

Edhe artistja Sheryl Lee Ralph, dukjen e së cilës e ka stiluar vajza e saj Ivy Coco Maurice, e përqafoi plotësisht temën me “shall” anësor me pupla dhe me modelin klasik të flokëve të valëzuara, që karakterizonte periudhën e viteve ’20.

Në anën tjetër, disa aktore e interpretuan frymën “vintage” në mënyrë më të butë.
Odessa A’zion zgjodhi një kostum me thekë të çrregullta, ndërsa artistja Rose Byrne veshi një fustan nga brendi “Chanel” prej mëndafshi me shkëlqim delikat, referencë moderne ndaj siluetave të viteve ’30.


Aktore si Kristen Bell, Viola Davis dhe Supriya Ganesh nga seriali “The Pitt” ishin ndër ato që, sipas CNN, arritën të kapnin luksin dhe finesën e epokës pa rënë në stil “kostumi festiv”.



Aktorja Kate Hudoson u paraqit në tepihun e kuq me fustan të bardhë nga brendi i mirënjohur i veshjeve “Valentino”, ndërkohë që stolitë me diamante, vetëm për të, i krijoi disenjatorja Emily P.Wheeler.

Ndër interpretimet më artistike ishte paraqitja e aktores Teyana Taylor me një fustan spektakolar nga Thom Browne, që dukej sikur ishte pikturuar mbi trupin e saj.

Krijimi krijonte një iluzion optik në stilin “trompe-l’œil” (që do të thotë “mashtro syrin”), një teknikë e famshme në vitet ’20 dhe ’30 nga disenjatorja Elsa Schiaparelli.
Ndërkohë, aktorja Demi Moore zgjodhi shtëpinë e modës “Schiaparelli” për një fustan me dekolte të theksuar dhe tyl me pika që valëvitej pas saj, duke krijuar një efekt dramatik në tapetin e kuq.

Tema ishte më sfiduese për burrat e mbrëmjes.
Shumë prej tyre zgjodhën xhaketa me dy kopsa të dyfishta, një stil i njohur në vitet ’30, por pjesa tjetër e stilimit mbeti bashkëkohore.

Për shembull, aktori Timothée Chalamet u shfaq me një kostum nga brendi “Prada” me jakë të hapur, ndërsa Connor Storrie zgjodhi një paraqitje nga brendi “Saint Laurent” pa këmishë, duke i dhënë një prekje moderne frymëzimit klasik.
