Showbiz

Pamjet më mbresëlënëse nga tepihu i kuq i “Grammy Awards” 2026

Olivia Dean, në tepihun e kuq të "Grammy Awards" 2026

Olivia Dean, në tepihun e kuq të "Grammy Awards" 2026

Foto: Associated Press

Tepihët e kuq të industrisë së muzikës, sipas CNN-it, janë zakonisht më të guximshme, më të ndritshme dhe më eksperimentale sesa ato të Hollywoodit. Dhe nuk ka skenë më të madhe se ajo e “Grammy Awards”, ceremonia që ka hyrë në histori me xhaketën ushtarake të zbukuruar me kristale të ikonës Michael Jackson, kapelën gjigante të këngëtarit Pharrell Williamsit dhe fustanin e gjelbër që njihet si “jungle dres” nga brendi “Versace” me dekolte të thellë që e pati të veshur këngëtarja Jennifer Lopez gjatë viteve 2000.

Edhe këtë vit, yjet sollën dramë të vërtetë mode, duke mbërritur në arenën Crypto.com në Los Angeles mes puplave, rrudhave dekorative dhe siluetave voluminoze.

Ndër paraqitjet më të përfolura ishte ajo e këngëtares Rosé nga grupi muzikor Blackpink, e cila veshi një minifustan të zi nga brendi i njohur “Giambattista Valli”, si dhe këngëtarja Lady Gaga, e cila u shfaq si një “mjellmë e zezë” me një fustan të mbuluar me pupla nga brendi francez “Matières Fécales”.

Rose nga grupi muzikor BLACKPINK

“Moda duhet të provokojë, jo të kërkojë leje”, ka thënë më herët Lady Gaga, duke përmbledhur stilin e paraqitjes së saj.

Lady Gaga

Bishtat e gjatë të fustaneve dominuan tapetin e kuq, por asnjë nuk e kaloi atë 4 metra të gjatë që pasonte pas yllit Doechii, veshur nga brendi i njohur “Roberto Cavalli”.

Doechii

Për dukje të bukur është vlerësuar lartë edhe artistja e re Olivia Dean, e cila kishte veshur një fustan të gjatë me bisht nga brendi “Chanel”.

Olivia Dean

Ikona të stilit muzikor sollën interpretime kreative të veshjeve klasike të tapetit të kuq.

Këngëtarja Billie Eilish u shfaq me një kostum nga brendi “Hodakova”, ndërsa këngëtari Bad Bunny veshi një kostum me detaje korseje, nga brendi “Schiaparelli”, që shënonte hyrjen e parë serioze të shtëpisë së modës në veshjet për burra.

Billie Eilish

“Moda është një formë identiteti”, ka deklaruar Bad Bunny në intervista të mëparshme.

Bad Bunny

Me gjithsej 95 kategori, një rekord për “Grammy Awards”, ceremonia u kthye edhe në një vitrinë për yje të rinj të modës.

Addison Rae u shfaq me brendin “Alaïa”, ndërsa aktoret dhe këngëtaret e filmit të mirënjohur “KPop Demon Hunters” u veshën me krijime nga brende të mëdha si “Dior”, “Guvanch” dhe “Thom Browne”.

Addison Rae 
“KPop Demon Hunters”

Momente provokuese nuk munguan.

Supermdelja Heidi Klum ka tërhequr vëmendje me një fustan të ngushtë që imitonte trupin nudo, ndërsa Chappell Roan hoqi mantelin për të zbuluar një fustan shumë të hapur nga brendi “Mugler’, i fiksuar me kapëse në gjoks.

Heidi Klum
Chappell Roan 

Por tepihu i kuq nuk ishte vetëm festë dhe ekstravagancë.

Disa të ftuar, përfshirë vëllanë e Billie Eilishit, yllin Finneas dhe çiftin Bieber, u panë me distinktivë me mesazhe si “ICE Out” dhe “Be Good”, në shenjë proteste ndaj politikave të ashpra të emigracionit të administratës Trump.

Justin dhe Hailey Bieber