Aktorja Zendaya ka tërhequr vëmendje në premierën e filmit “The Drama”, duke u shfaqur me një fustan të bardhë që e pati veshur edhe në paraqitjen e saj të parë në tepihun e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” në vitin 2015.


Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka shpjeguar se zgjedhja nuk ishte rastësi. Në një intervistë për Variety, Zendaya tregoi se kishte menduar ta lidhte veshjen me një simbolikë të veçantë.
“Po mendoja bashkë me stilistin tim, Law Roach, si ta ndërtoja temën e veshjes për këtë film, dhe më erdhi në mendje thënia ‘diçka e vjetër, diçka e re, diçka e huazuar, diçka e kaltër’. Ky fustan është ‘diçka e vjetër’ për mua! Mendova ta rikthej dhe t’i jap një jetë të re. Ky fustan ka shumë rëndësi për mua”, ka thënë ylli.
Zendaya ka theksuar se momenti kur e kishte veshur për herë të parë ishte shumë i rëndësishëm për të.

“‘Oscars’ 2015 ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua, për komunitetin tim dhe për njerëzit e mi të dashur. U ndjeva se ishte zgjedhja e duhur”, ka thënë ajo.
Me humor, ajo ka shtuar edhe një detaj që ndezi edhe më shumë spekulimet.
“Dhe është edhe fustan nusërie, kështu që përshtatet me filmin!”, ka thënë ajo.

Kjo dalje publike vjen në një kohë kur po qarkullojnë shumë thashetheme për martesë të fshehtë mes saj dhe aktorit Tom Holland.
Së fundmi, në rrjete sociale u shpërndanë disa foto që pretendohej se ishin nga dasma e tyre, por Zendaya i hodhi poshtë këto pretendime gjatë një paraqitjeje në emisionin Jimmy Kimmel Live!.
“Shumë njerëz janë mashtruar nga ato foto. Kur isha jashtë, njerëzit më thoshin: ‘O Zot, fotot e dasmës janë të bukura’, dhe unë u thosha: ‘Zemër, ato janë AI. Nuk janë reale’”, ka treguar aktorja.
Ani pse spekulimet vazhdojnë, Zendaya nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë për martesën. Kur u pyet për titujt në media, ajo u përgjigj me ironi: “Vërtet? Nuk i kam parë fare”.
Nga ana tjetër, stilisti i saj Law Roach ka deklaruar së fundmi për Access Hollywood se dasma tashmë ka ndodhur.
“Dasma ka ndodhur tashmë. E keni humbur”, ka thënë ai dhe kur u pyet nëse kjo është e vërtetë, ai shtoi: “Është shumë e vërtetë!”.
Megjithatë, çifti vazhdon të mbajë jetën private larg syrit të publikut.
“Marrëdhënia jonë është diçka që e mbrojmë shumë dhe duam ta mbajmë sa më të shenjtë. Nuk i detyrohemi askujt ta ndajmë, është diçka e jona dhe nuk ka lidhje me karrierën”, pati thënë Holland në një intervistë për The Hollywood Reporter.
Edhe Zendaya ndan të njëjtin mendim.
“Kur e do dhe kujdesesh për dikë, disa momente dëshiron t’i mbash vetëm për vete. Të duash dikë është diçka e shenjtë dhe speciale, që duhet përjetuar mes dy njerëzve që e duan njëri-tjetrin”, pati thënë ajo për GQ.