Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez ndan foton e parë nga dasma

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka postuar fotografinë e saj të parë nga dasma me Ben Affleck në Georgia, shkroi të martën “Sky News”.

Në fotografinë e postuar nga JLo në Instagram dhe Twitter, shihet vetëm fytyra e saj e mbuluar me një pjesë të vellos.

“Shikimi i parë në dasmën time”, ka shkruar ajo krah fotografisë.

 

Çifti ka organizuar ceremoninë e martesës javën e kaluar me familje dhe miq në rezidencën e Affleckut. Kjo ceremoni është mbajtur një muaj pasi ata u martuan në Las Vegas.

Romanca "Bennifer" është një nga më të njohurat e Hollywoodit dhe u rindez gati 20 vjet pas anulimit të fejesës së parë.

Artikuj të ngjashëm