Ben Affleck dhe Jennifer Lopez e kanë kurorëzuar lidhjen me një ceremoni madhështore në shtëpinë 9 milionë dollarëshe të aktorit në Georgia, të rrethuar nga familjarët, miqtë dhe disa personalitete të famshme.
Dasma vjen pak kohë pasi çifti shumë i dashur nga publiku u martua në Las Vegas. Ata u shoqëruan në altar nga pesë fëmijët e tyre, vajza dhe dy djemtë e Affleckut me ish-gruan, Jennifer Garner, dhe binjakët e Lopezit me ish-bashkëshortin muzikant, Marc Anthony, raporton portali “Female”.
Ben dhe JLo, kishin vendosur që festa e martesës së tyre të dukej si një parajsë e vërtetë. Ambienti në shtëpinë malore ishte dekoruar me të bardha, derisa edhe gjithë të ftuarit ishin udhëzuar të vishen me të njëjtën ngjyrë. 53-vjeçarja, JLo, e kishte veshur një fusta nusërie të markës “Ralph Lauren”, që karakterizohej me një vello të gjatë disa metra.
Ende nuk janë publikuar fotografitë zyrtare të dasmës, por paparacët arritën t’i shkrepin disa foto ku çifti shfaqej në përqafim dhe duke pozuar me familjen e tyre të madhe.
Vëllai i Benit, Casey Affleck, besohet se nuk ishte i pranishëm në dasmë për shkak të disa angazhimeve familjare në Los Angeles. Në mesin e mysafirëve të ftuar ishin, miku i ngushtë i Affleckut me të cilin e fitoi një çmim “Oscar”, Matt Damon, i cili shoqërohej nga bashkëshortja Luciana Barroso. Regjisori Kevin Smith dhe aktori Jason Mewes, po ashtu e ndoqën ndejën e organizuar pas dasmës, krahas yjeve tjerë, George Clooney, Jane Fonda, Renee Zellweger dhe Jimmy Kimmel.
Edhe
Jennifer Lopez shkëlqen në vello
Aktorja, Jennifer Garner, e cila besohet se gëzon raporte të mira me ish-bashkëshortin dhe nusen e tij të re, nuk qe e pranishme në ceremoni pasi besohet se aktualisht gjendet në Teksas duke e xhiruar një film.
{gallery}