Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Ben Affleck, është parë bashkë me bashkëshorten e tij Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorten, Jennifer Garner, raporton “PageSix”.
Çifti dhe Garner janë parë të dalin nga një shfaqje, të cilën kishin shkuar ta ndjekin bashkë më fëmijët e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGarner ecte bashkë me fëmijët e saj të cilët i ka me Affleck, Serafinën dhe Samuelin. Kurse Lopez ishte pak më mbrapa me Affleckun dhe vajzën e saj Emme, të cilën e ka me ish-burrin Marc Anthony.
Është raportuar se Lopez, Garner dhe Affleck kanë një marrëdhënie shumë të mirë e të afërt në mënyrë që edhe fëmijët e tyre të kalojnë sa më mirë bashkë.
Kjo gjë ua ka lehtësuar shumë prindërimin të treve, pasi që Affleck ka raporte të mira edhe me John Miller i cili është i dashuri aktual i ish-gruas së tij, Garner.
“Ben është shumë i thjeshtë”, pati thënë një burim përgjatë nëntorit për “Us Weekly”.
Ndërkohë më parë është raportuar se Lopez i ka ndihmuar shumë Garnerit dhe Affleckut që të ndërtojnë një marrëdhënie të mirë prindërimi.
Lopez dhe Affleck janë martuar në korrik të vitit 2022.
{gallery}