Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez shkëlqen në vello

Aktorët e njohur, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, kanë organizuar ceremoninë e dytë martesore të tyre më 20 gusht, raportoi të dielën “Page Six”.

Aktorët e “Gigli” u martuan me festë në shtëpinë e Affleckut në Georgia, ku të pranishëm kanë qenë miqtë dhe familja e gjerë e tyre, një muaj pas ceremonisë që mbajtën në Las Vegas.

JLo ka veshur një fustan nusërie të ngushtë dhe të lëshuar, me një pjesë të pasme të gjatë, e që pesë fëmijët e tyre po ndihmonin vazhdimisht që qifti të mos haset në vështirësi.

Page Six raportoi më parë se Lopez pritej të vishte një fustan të personalizuar Ralph Lauren përpara ditës së madhe.

Ndërsa dhëndri shihet të ketë veshur një xhaketë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Image

Kjo nuk është hera e parë që JLo është parë e veshur me vello krah aktorit 50-vjeçar, pasi ata ishin martuar edhe një herë para disa vjetësh.

Edhe Affleck dhe Lopez organizojnë dasmë madhështore në Georgia Showbiz 3 v. më parë Affleck dhe Lopez organizojnë dasmë madhështore në Georgia

Festimi i dasmës së tyre nisi me një darkë të premten, e cila nuk shkoi mirë deri në fund, pasi nëna e Affleckut u dërgua me urgjencë në spital pasi i është përkeqësuar gjendja.