Ben Afflecku ka ndarë me fansat një moment të ëmbël me nënën e tij, gjatë dasmës me Jennifer Lopez muajin e kaluar.
Christopher Anne Boldt ishte e pranishme më 20 gusht së bashku me mbi 100 miq dhe familjarë në kompleksin 87 hektarësh të Benit në Gjeorgji, për të festuar kurorëzimin e djalit të saj me nusen e tij, raportoi revista “People” të premten.
Fotografinë e ka shpërndarë më pas edhe vetë këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez në edicionin e së enjtes të buletinit të saj “On the JLo”.
Në foto, Boldt shihet me krahun e saj rreth djalit të saj më të madh (ajo është gjithashtu nëna e vëllait të Affleck, Casey Affleck) teksa aktori fitues i “Oscar” e puthte ballin e saj.
Një ditë para ceremonisë, Boldt u trajtua në një spital lokal pasi raportohet se e kishte lënduar këmbën e saj.
Vëllai i Benit, Casey, 47 vjeç, nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në dasmën në Gjeorgji, por mirëpriti Lopezin në familje, përmes një postimi në Instagram të shpërndarë atë të dielë.
Edhe
Jennifer Lopez po përpiqet të jetë miqësore me Ben Affleckun
"Gjërat e mira ia vlen të priten”, shkroi ai krahas një imazhi ku shihen Ben dhe Lopez duke ecur në Los Anxhelos në gusht të vitit 2002.
Pasi u lidhën fillimisht nga viti 2002 deri në 2004, Lopez dhe aktori-regjisori i “Argo” rindezën romancën e tyre vitin e kaluar dhe shpallën fejesën e tyre në prill të këtij viti.
{gallery}