Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mbledhin miqtë për festë në shtëpinë e tyre

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez dhe burri i saj, aktori Ben Affleck kanë mbajtur një festë para festave të fundvitit në shtëpinë e tyre, raporton People.

Këngëtarja i ka mirëpritur të ftuarit me këngën “Have Yourself a Merry Little Christmas” dhe e këndoi bashkë me aktoren Jenifer Lewis.

“Ka pasur shumë dashuri në dhomë. Ke bërë një festë të mirë moj vajzë, gëzuar festat të gjithëve”, ka shkruar aktorja Lewis në llogarinë e saj në rrjetin social “X”.

Lopez dhe Affleck kana kënduar në duet këngë festash të fundvitit, raporton Page Six.

VIDE:

Edhe Jennifer Lopez po përpiqet të jetë miqësore me Ben Affleckun Showbiz Jennifer Lopez po përpiqet të jetë miqësore me Ben Affleckun

“Ata patën një festë vërtet të mirë. Çifti ishin duke kaluar shumë bukur bashkë”, ka thënë një burim për revistën People.

Ky burim gjithashtu ka treguar se shtëpia e Lopezit dhe Affleckut që ndodhet në Los Angeles, ishte e dekoruar shumë bukur, duke filluar me një pemë Krishtlindjeje që e kishin vendosur në hyrje të shtëpisë.

“Fëmijët ishin të gjithë aty, po kënaqeshin e po kërcenin së bashku”, ka shtuar burimi.

Ky është vitit i dytë që Lopez dhe Affleck do të festojnë vitin e ri së bashku pasi u martuan në vitin 2022.

Të pranishëm në festën e çiftit ishin shumë yje televizive si Margot Robbie, Michael B. Jordan e Lily Rabe.

Edhe Detajet brenda festës “Bridgerton” të Jennifer Lopezit Showbiz Detajet brenda festës “Bridgerton” të Jennifer Lopezit

Në një video tjetër që po qarkullon nëpër llogaritë e rrjeteve sociale të fansave shihet Lopez e veshur me një fustan të gjatë me sedefe të gjelbra.

{gallery}