Këngëtarja me prejardhje latine, Jennifer Lopez, e cila do ta festojë ditëlindjen e saj të 55-të më 24 korrik, gjatë vikendit ka bërë një ndejë me temë të veshjeve të serialit “Bridgerton”, shkruan revista People.
Ndeja u bë në Hamptons dhe e pranishme ishte edhe nëna e saj Guadalupe, e cila kishte veshur një fustan me ngjyrë të kaltër e me detaje me dantellë.

Shumë të ftuar të tjerë u panë duke shkuar në ndejë, ndërkohë që burri i Jenniferit, aktori Ben Affleck, nuk u pa askund. Ai është parë në Los Angeles, ndërkohë që në gisht mbante unazën e martesës.
Ndërkohë Page Six ka shkruar se ende nuk dihet nëse Beni ka qenë i pranishëm.

Para fillimit të ndejës, Jenniferi postoi disa fotografi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku shkroi se “kjo do të jetë një ditë shumë e mirë”.
Vitin e kaluar, për ditëlindje, Jenniferi e kishte organizuar një festë në shtëpinë e saj, bashkë me Benin. Ajo pati shkruar se ishte shumë mirënjohëse që ishte e rrethuar me njerëz të mirë ndërkohë që po kalonte një periudhë shumë të mirë të jetës.
Edhe
Lopez: “Met Gala” 2024 ishte një moment ikonik, por edhe periudhë e vështirë për mua
Çifti Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, aktualisht po bëjnë jetë ndaras, ndërkohë që mbajnë unazat e martesës dhe nuk kanë dhënë asnjë deklaratë në lidhje me thashethemet për ndarjen e tyre.
Këto thashetheme filluan të qarkullonin në muajin maj që kur Jennifer u shfaq e vetme në ngjarjen më të madhe të modës METBall, ku ishte nikoqire.