Showbiz

Jennifer Lawrence tregon se si e thërrasin shoqëria

Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Jennifer Lawrence, ka treguar se i ka disa pseudonime me te cilët e thërrasin shoqëria.

Ajo ka thënë se e thërrasin Ken, si personazhi nga filmi i shumëpërfolur “Barbie”, pasi ka thënë se sipas tyre, nganjëherë, bën disa pyetje si budallaqe, ka shkruar FemaleFirst.

“Shoqëria ime me thërret Ken, si Keni nga filmi ‘Barbie’ pasi ‘jam veç Keni’. Mendoj se është mënyra e tyre për të më quajtur budallaqe. Prandaj sa herë pyes diçka si budallaqe ata më thonë: ‘Lëre, se është veç Keni’”, ka thënë ajo në podcastin e aktores së njohur Amy Poehler.

VIDEO:

35-vjeçja ka thënë se ka edhe disa pseudonime të tjera me të cilët e thërrasin shoqet e shokët, përfshirë Floffin, Nitro dhe Boobs.

“Boobs Lawrence”, ka thënë ajo duke qeshur dhe ka shtuar se vëllai i saj e thërret “Nitro” pasi ka qenë hiperaktive.

Ndërkohë, fituesja e çmimit “Oscar” më parë pati pranuar se sillet në njëfarë mënyrë si të çuditshme nëpër intervista dhe e ka si “mekanizëm mbrojtës” dhe e kupton pse refuzohet nga një pjesë e caktuar e publikut.

“Epo, kështu është, apo kështu ka qenë personaliteti im origjinal, por gjithashtu është edhe ‘mekanizëm mbrojtës’. I shikoj edhe vetë disa intervista të miat dhe e vërej që personi që shikoj në to është disi bezdisës dhe e kuptoj pse një pjesë e caktuar e publikut nuk më do. Kur Aiana Grande u bë si unë në SNL kishte të drejtë”, pati thënë Lawrence në një intervistë për The New Yorker.

Ajo ka cekur se një pjesë e caktuar e publikut nuk e donte për shkak të personalitetit të saj.

“Nuk mendoj se jam ‘refuzuar’ në një farë mënyre, për shkak të roleve të mia në filma apo për shkak të politikave të mia, por për mua, për shkak të personalitetit tim”, ka thënë ajo.

Lawrence është tallur nga Grande gjatë paraqitjes që aktorja e filmit “Wickied” e pati në spektaklin e Saturday Night Live, (SNL) në një skeç në vitin 2016.