Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lawrence e quan të bezdisshme Kourtney Kardashian

lawrance

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence, 35-vjeçare, ka rrëfyer se është një adhuruese e madhe e reality showve, veçanërisht “The Kardashians” dhe “Real Housewives”, por ka pranuar se nuk e pëlqen Kourtney Kardashian.

Gjatë një interviste me Robert Pattinson për Vanity Fair, ku të dy iu nënshtruan një detektori gënjeshtre, Pattinson e pyeti: “Ti ke folur shpesh për dashurinë tënde ndaj realityshow. A vazhdon të ndjekësh The Kardashians?”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jennifer u përgjigj: “Jo këtë sezon. Kam qenë më shumë në TikTok, por jo.”

Kur Robert i tregoi një foto të Khloe Kardashian dhe e pyeti nëse ajo ishte e preferuara e saj, Jennifer u përgjigj pa hezitim: “Po!”

Aktorja më pas shtoi:

“Kourtney është më bezdisshme se kurrë. Më çmend”.

Lawrence ka treguar edhe më herët se “The Kardashians” e kanë ndihmuar të përballojë stresin gjatë xhirimeve të filmit horror “Mother!” në vitin 2017.

Në një intervistë për The Tonight Show me Jimmy Fallon, ajo u shpreh:

“Isha në një pikë shumë të ulët gjatë atij filmi, në një gjendje të errët psikologjike, ndaj më duhej diçka për t’u shkëputur. Kështu që ‘solla’ Kardashians në set – jo personalisht, por përmes një kompjuteri që luante episodet e tyre gjatë gjithë kohës.”

Jennifer tha se kishte edhe fotografi dhe shënime personale nga anëtarët e familjes Kardashian për ta mbajtur veten në humor, por nuk pranoi t’i ndante me publikun “për të mos ofenduar askënd”.