Showbiz

Kourtney Kardashian kritikon sistemin arsimor amerikan

Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian

Foto: Associated Press

Ylli televiziv, Kourtney Kardashian ka deklaruar se sistemi arsimor amerikan është i tejkaluar dhe se ka menduar seriozisht t'i mësojë fëmijët e saj në shtëpi.

Ylli 46-vjeçe, nënë e katër fëmijëve: Mason (15vjeç), Penelope (12 vjeç), Reign (10 vjeç) me ish-partnerin Scott Disick dhe Rocky, 18 muajsh, me bashkëshortin Travis Barker, ka thënë se nuk sheh më kuptim në idenë që fëmijët duhet të shkojnë në një klasë tradicionale.

Në podcastin e motrës së saj, “Khloé in Wonder Land”, ku të dyja reflektuan edhe mbi raportet e tensionuara që kanë pasur me motrën tjetër Kim Kardashian, Kourtney u ndal te vlerat që sipas saj janë të duhura për jetën dhe rritjen e fëmijëve, ka raportuar FemaleFirst.

“Thjesht e dua të kundërtën e rrjedhës së gjërave. Më pëlqen të sfidoj mënyrat tradicionale të të bërit gjërat”, ka thënë ajo.

Kur Khloé e pyeti nëse e bën këtë vetëm për të qenë ndryshe, Kourtney e mohoi.

“Jo, mendoj se të jetosh në mënyrë autentike do të thotë të mos përputhesh me atë që presin të tjerët. Për mua, ka shumë mënyra... Si për shembull sistemi shkollor. Mendoj: ‘Pse fëmijët shkojnë në shkollë?’ Sinqerisht. Është një sistem i vjetruar”.

Khloé e mbështeti menjëherë duke i thënë se “Oh, jam totalisht pro mësimit në shtëpi. Mos më provoko tani!”.

Themeluesja e brendit “Poosh” ka rrëfyer se ka marrë video nga fëmijët e saj, ku shfaqen persona të suksesshëm që nuk kanë ndjekur shkollë tradicionale.

“Dhe pastaj mendoj: ‘Cili është qëllimi këtu? Do të bëni mësim në shtëpi? Atëherë le ta bëjmë!’ Jam e hapur për çdo opsion”, ka thënë Kourtney.

Ylli ka theksuar gjithashtu se ka zgjedhur një qasje më natyrale edhe në kujdesin shëndetësor të fëmijëve të saj.

“Kur fëmijët kanë temperaturë, preferoj t’ua ulim duke u përkujdesur vetë, jo duke u dhënë menjëherë ialce si ‘Tylenol’ apo ‘ibuprofen’. Kjo është mënyra ime. Në shumë pjesë të botës kjo është normale, por në Shtetet e Bashkuara shihet si ndryshe”, ka thënë tutje ajo.

Sa i përket jetës familjare me bashkëshortin Travis Barker, i cili është baba i Landon (21 vjeçe), Alabama (19 vjeçe) dhe vajzës së tij Atiana (25vjeçe) nga martesa e mëparshme me Shanna Moakler, Kourtney tregon se familja e tyre e përzier ka sjellë më shumë thellësi në jetën e saj.

“E dua rolin tim si njerkë, sepse nuk ndjej se është detyra ime të disiplinoj. Ai merret me pjesën më të vështirë, por unë jap këshilla dhe përpiqem të jem një model i mirë”, ka thënë ajo.

46 vjeçja ka shtuar se ka ditë kur e mendon se është e vështirë të bashkohen dy familje.

“Ka ditë kur mendoj se është vërtet e vështirë të bashkosh dy familje. Por edhe në ditët më të vështira, ka më shumë dashuri. Është një jetë më e thellë, më e pasur”, ka thënë Kourtney.