Showbiz

Jennifer Aniston poston për herë të parë fotografi me të dashurin e ri

Jennifer Aniston

Jennifer Aniston

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston, ka publikuar në Instagram një fotografi me të dashurin e saj, gurunë e mirëqenies, Jim Curtis, duke konfirmuar kështu se është në lidhje.

Aktorja, përmes këtij postimi, i ka uruar Curtisit ditëlindjen.

“Urime ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar ajo.

Postimi ka nxitur komente të shumta nga adhuruesit, të cilët e kanë uruar yllin për lidhjen e saj të re.

Aniston, e cila ka qenë në lidhje me aktorin Brad Pitt, nga viti 2000 deri në vitin 2005, si dhe me aktorin tjetër Justin Throux, nga viti 2015 deri në vitin 2018, për herë të parë më Curtisin është fotografuar nderkohë që po festonin 4 korrikun, në një jaht në Mallorca të Spanjës.

MailOnline pati raportuar se ajo ishte shumë e entuziazmuar kur e prezentoi Curtisin me kolegun e saj, aktorin, Jason Bateman dhe gruan e tij, ish-aktoren Amanda Anka, me të cilët ishin bashkë në jaht.

Në muajin qershor guru dhe aktorja  u panë bashkë në një hotel në Kaliforni. Përgjatë asaj kohe, Aniston ka pëlqyer një postim që kishte bërë Curtis, ku fliste për shërimin shpirtëror pas divorcit.

Aniston në muajin maj ka treguar se po lexonte librin “Shift: Quantum Manifestation Guide”, autor i të cilit është Curtis.

Në muajin prill ajo pati treguar se është hipnotizuar në mënyrë që ta tejkalojë frikën e  madhe që ka kur fluturon me aeroplan, gjë që sugjeron se Curtis e ka ndihmuar.

“Kam frikë ekstreme ndaj fluturimit me aeroplan. Por, së fundmi kam bërë disa seanca me hipnozë, dhe kërkohet që të mos bëj rituale bestytënish. Nuk e praktikoj më të hipi në aeroplan më këmbë të djathë e këso gjërash, dhe gjithçka po shkon shumë më mirë. Edhe meditimi më ka  ndihmuar shumë”, tha Aniston.