Showbiz

Raportohet se Jennifer Aniston është në lidhje me hipnotizuesin “misterioz”

Jennifer Aniston

Jennifer Aniston

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston është duke shijuar një romancë të re me Jim Curtis, i njohur si “Hypnotist Jim”. Çifti u fotografua së fundmi në pushime në Mallorca duke u kapur për dore dhe duke ndarë përqafime në një jaht me miq të famshëm si Olivia Wilde dhe Amy Schumer. Curtis gjithashtu u pa duke i bërë masazh në shpinë aktores së serialit “Friends”, ka raportuar Page Six.

Lidhja e tyre u bë publike vetëm një muaj pasi ata u panë bashkë në një restorant luksoz në Big Sur, Californi, ndërsa burime nga Hollywoodi konfirmojnë se janë njoftuar përmes miqve të përbashkët.

“Jen ka një rreth shumë të vogël të miqve të besuar”, ka thënë një burim për Page Six, duke shtuar se Curtis tashmë frekuenton shoqërinë e saj të ngushtë, përfshirë Courteney Cox dhe Jason Bateman.

Romanca e re vjen pas një periudhe të vështirë për Anistonin, pasi në muajin maj i është thyer shtëpia, dhe në vitin 2023 ka humbur shokun e kolegun nga seriali “Friends”, aktorin Matthew Perry.

“Kam shkëmbyer mesazhe me të vetëm pak orë para se të ndodhte”, pati thënë ajo për Perryn.

Curtis, 49 vjeç, është hipnotizues, por me një histori personale jo të lehtë. Në librin e tij “The Stimulati Experience” (që e ka publikuar në vitin 2017), ai ka shkruar se mërzitet shpejt nga të dashurat.

Jim Curtis

“Nuk mund të mbaj një të dashur, sepse mërzitem shpejt”, ka shkruar ai.

Ai ishte martuar me Rachel Napolitano, të cilën e kishte përshkruar si “shumë e mençur, me dhëmbë shumë të drejtë dhe të bardhë”. Pas divorcit, ai nisi një jetë më spiritual, duke u zhvendosur në Brooklyn dhe duke u përpjekur të gjejë qetësi përmes praktikave të vetë-ndihmës.

Aktualisht, Instagrami i Curtisit është i mbushur me citate motivuese dhe mesazhe për shërim shpirtëror, një prej të cilëve që Aniston e kishte pëlqyer në nëntor 2023.

Ai ka mbi 560 mijë ndjekës në Instagram dhe, sipas raportimeve, Aniston e ka ndjekur në këtë platformë që prej dy vjetësh. Në muajin prill 2024, ai i kishte komentuar me një emoji zemër në një video të saj duke ushtruar.

“Kurrë mos thuaj kurrë, por nuk kam ndonjë interes (për romanca). Do të doja një marrëdhënie. Kush e di? Ka momente kur dua thjesht të mbështetem në dikë dhe të them: ‘Ishte një ditë e vështirë’”, pati thënë Aniston në një intervistë të mëhershme për revistën Allure.