Një burim i afërt me aktoren Jennifer Aniston ka thënë se ajo po ndihet shumë e lumtur dhe rehat ne lidhjen e re romantike me Jim Curtisin.
Aktorja 56-vjeçare dhe hipnoterapisti 50-vjeçar e bënë publike lidhjen e tyre në Instagram në muajin nëntor të vitit 2025, dhe sipas burimit, marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë edhe në fillim të këtij viti të ri.
“Ajo e mbylli vitin shumë bukur dhe ndihet vërtet mirë për atë që po përjeton me Jimin. Ajo është e emocionuar për këtë vit të ri dhe për gjithçka që e pret, sidomos tani që Jimi është pranë saj. Jen ka qenë gjithmonë mirë edhe vetë rehat si beqare, por lidhja me Jimin është ndryshe. Është shumë e lumtur dhe e qetë. Ai është jashtëzakonisht i ëmbël dhe mbështetës. Ia bën jetën e përditshme më të bukur”, ka thënë burimi për revistën “People”.


Çifti u pa për herë të parë në vitin 2026 më 3 janar, në librarinë Godmother’s në Summerland, Kaliforni. Aniston ishte aty për të mbështetur Curtisin, i cili po organizonte aktivitetin e tij “A Deep Reset for the New Year”.
Në muajin qershor të vitit 2025, Aniston dhe Curtis u panë bashkë në hotelin luksoz “Alila Ventana Big Sur”, në Kaliforninë Veriore. Curtis ka mbi 20 vjet përvojë në fushën e shëndetit dhe mirëqenies dhe, sipas përshkrimit të tij, ndihmon njerëzit “të arrijnë versionin më të plotë të vetes”.
Megjithatë, thashethemet për romancë nisën një muaj më vonë, kur çifti u fotografua gjatë pushimeve në Mallorca të Spanjës, gjatë fundjavës së 4 korrikut.
Sipas “MailOnline”, Aniston e prezantoi me entuziazëm Curtisin me mikun e saj dhe kolegun nga projekti filmik “Horrible Bosses”, Jason Bateman, si dhe me bashkëshorten e tij, Amanda Anka. Të katërt më pas shijuan një udhëtim me jaht.
Pas kësaj, disa burime i thanë “People” se mes Anistonit dhe Curtisit kishte nisur një lidhje.
“Ata po dalin në mënyrë të qetë dhe po kalojnë bukur”, ka thënë një burim.
Një burim tjetër ka shtuar se ata “u prezantuan nga një mik i përbashkët dhe fillimisht ishin thjesht miq”, ndërsa lidhja u forcua për shkak të interesit të përbashkët për vetë-ndihmën dhe mirëqenien.
Më 2 nëntor 2025, Aniston e bëri lidhjen zyrtare në Instagram, duke publikuar një foto bardhë e zi ku ajo dhe Curtis shihen duke u përqafuar me dashuri.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. I çmuar”, ka shkruar ajo në postim.
