Jeff Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, kanë bërë një paraqitje me shumë stil, në premierën e filmit “The Lord of the Rings: The Rings of Poëer”, në Los Anxhelos të hënën mbrëma.
Themeluesi 58-vjeçar i Amazonit, është paraqitur me një kostum ngjyrë gri, derisa e dashura e tij, 52-vjeçare me një fustan të bardhë të gjatë, raportoi Daily Mail të martën.
Shfaqja e shumëpritur e Amazon Prime Video - e cila është një paraardhëse e serialit “Lord Of The Rings” është shfaqja më e shtrenjtë në historinë televizive, pasi shërbimi i transmetimit të Bezos ka një angazhim prodhimi pesë-sezonal që thuhet se vlen të paktën 1 miliard dollarë.
Është e paqartë se kur saktësisht biznesmeni filloi të takohej për herë të parë me Sanchez, por thuhet se ata u bashkuan kur ai ishte ende i martuar me ish-gruan e tij, Mackenzie Scott.
Lidhja e Bezos me Sanchez u bë e ditur nga National Enquirer në janar të vitit 2019. Menjëherë pas kësaj, biznesmeni u nda nga gruaja e tij prej më shumë se 25 vjetësh, njëherësh nëna e katër fëmijëve, Scott, 51 vjeç.
Bezos dhe Scott finalizuan divorcin e tyre në prill të vitit 2019, i cili ishte i njëjti muaj që Sanchez i dha fund martesës së saj me një biznesmen tjetër.
