Seriali i shumëpritur nga publiku, “The Lord of the Rings: The Rings of Power”, pritet ta shënojë premierën në platformën “Amazon Prime” më 2 shtator, por para kësaj date, adhuruesit do të kenë mundësi t’i shikojnë dy episode e para në ekran të madh.
Kompania “Amazon” është bërë bashkë me rrjetin e kinemave “Cinemark”, për t’i shfaqur falas dy episodet debutuese të serialit më 31 gusht. Ngjarja promovuese e organizuar nga “Cinemark” ka për qëllim t’i nderojë filmat e suksesshëm në arkat filmike, “The Lord of the Rings”, të krijuar nga regjisori, skenaristi dhe producenti i njohur Hollywoodian, Peter Jackson.
Seriali kthehet prapa mijëra vjet në historinë e trajtuar në filmat, “The Lord of the Rings” dhe “The Hobbit”. Pjesë e kastës së aktorëve të angazhuar në këtë projekt janë: Morfydd Clark, Cynthia Addai-Robinson, Robert Aramayo, Nazanin Boniadi, Ismael Cruz Córdova, Charles Edwards, Trystan Gravelle, Benjamin Walker dhe të tjerë.
“The Rings of Power” përbëhet nga gjithsej tetë episode, dhe besohet se është seriali televiziv më i kushtueshëm që është realizuar ndonjëherë.
-
25 milionë shikues për dy episodet e para të serialit “The Rings of Power”
-
Jeff Bezos shfaqet me të dashurën në premierën e “Lord of the Rings: The Rings of Power”
-
Seriali i ri “The Wheel of Time” një kryevepër fantastike
-
HBO lanson trailerin e parë të serialit “Harry Potter”
-
Komediani i njohur do ta shkruajë skenarin e filmit të ri të serisë “The Lord of The Rings”