Dy episodet e para të serialit, “The Lord of the Rings: The Rings of Power”, arritën ta tërheqin vëmendjen e 25 milionë shikuesve në 24 orët e para të lansimit, duke e bërë këtë premierën më të madhe në historinë e platformës Prime Video, shkruan portali “IGN”.
Kompania “Amazon” e bëri publike këtë arritje të rëndësishme përmes një komunikatë për media, me ç’rast deklaruan se pas debutimit në më shumë se 240 shtete të botës, “The Lord of the Rings: The Rings of Power”, i ka thyer të gjitha rekordet e kaluara.
“Është disi e përshtatshme që tregimet e autorit J. R. R. Tolkien, ndër më të njohurat e të gjitha kohërave dhe që shumë e konsiderojnë si origjinën e vërtetë të zhanrit të fantazisë, na kanë çuar në këtë moment krenar. I jam shumë mirënjohës krijuesve tanë, J.D. Payne dhe Patrick McKay, producentes ekzekutive Lindsey Weber, aktorëve dhe ekipit, për përpjekjet e tyre të palodhura bashkëpunuese dhe energjinë e pakufishme krijuese. Po ashtu, matësi ynë i vërtetë i suksesit janë pikërisht dhjetëra miliona fansa të cilët e shikojnë këtë shou dhe janë po aq të pasionuar pas kësaj historie”, deklaroi Jennifer Salke, kreu i “Amazon Studios”.
25 million global viewers in the first 24 hours. Thank you for making #TheRingsOfPower the most watched series premiere on @PrimeVideo. pic.twitter.com/HeKCVNn5hx
— The Lord of the Rings on Prime (@LOTRonPrime) September 3, 2022
Fakti që seriali arriti të shikohet nga 25 milionë shikues është shenjë e mirë për krijuesit e shout, i cili besohet se është realizuar me një buxhet prej 465 milionë dollarësh.
“The Lord of the Rings: The Rings of Power” kthehet prapa mijëra vjet në historinë e trajtuar në filmat, “The Lord of the Rings” dhe “The Hobbit”. Pjesë e kastës së aktorëve të angazhuar në këtë projekt janë: Morfydd Clark, Cynthia Addai-Robinson, Robert Aramayo, Nazanin Boniadi, Ismael Cruz Córdova, Charles Edëards, Trystan Gravelle, Benjamin Walker dhe të tjerë.
“The Rings of Power” përbëhet nga gjithsej tetë episode, dhe besohet se është seriali televiziv më i kushtueshëm që është realizuar ndonjëherë.
-
“The Lord of the Rings: The Rings of Power” shumë afër lansimit
-
“House of the Dragon” shënon rekord shikueshmërie në HBO
-
Sezoni i ri i “South Park” thyen rekordin e shikueshmërisë të vendosur më 1999
-
Jeff Bezos shfaqet me të dashurën në premierën e “Lord of the Rings: The Rings of Power”
-
“Fantastic Beasts 3” me performancë më të dobët sesa filmat e kaluar