Showbiz

Elita botërore “pushton” Venecian për dasmën e njërit prej njerëzve më të pasur në botë

Kim Kardashian

Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, dhe ish-prezantuesja Lauren Sanchez po festojnë dasmën e tyre në Venecie, ku janë ftuar shumë figura të njohura të botës.

Ndër të ftuarit janë Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Bill Gates, Leonardo DiCaprio me të dashurën e tij Vittoria Ceretti, Kris Jenner me partnerin Corey Gamble, mbretëresha e Jordanisë Rania Al Abdullah, Ivanka Trump me bashkëshortin Jared Kushner, Oprah Winfrey, Brooks Nader dhe të tjerë.

Çifti kishte ftuar rreth 200 mysafirë VIP. Ceremonia e martesës u mbajt në amfiteatrin e rinovuar në ishullin San Giorgio Maggiore, ku këndoi Matteo Bocelli, djali i tenorit të famshëm Andrea Bocelli.

Mediat amerikane kanë raportuar se Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez janë martuar me letra më parë në SHBA, ndërsa në Itali organizuan festë shumëditore – që ka nisur nga dje. Ata gjithashtu kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore që kap vlerën e disa milionë dollarëve.

Ndërkohë, në Venecie po vazhdojnë protestat e qytetarëve të pakënaqur, të cilët besojnë se këto figura të njohura nuk kanë vend në qytetin e tyre. Sipas burimeve, kryetari i bashkisë Luigi Brugnaro u ka garantuar çiftit sigurinë e plotë gjatë qëndrimit të tyre.

Vlera e dasmës vlerësohet të jetë mes 40 dhe 48 milionë euro.