Kim Kardashian dhe Pete Davidson raportohet se janë ftuar për një darkë në shtëpinë e themeluesit të Amazonit, Jeff Bezos, në Los Anxhelos.
Raportohet se çifti i ri janë parë duke arritur në pronën multi-milionëshe të Bezos, ku kanë kaluar disa orë, në shoqëri të një prej njerëzve më të pasur në botë.
Ndonëse nuk dihet se për çfarë arsye Kim dhe Pete janë ftuar nga Bezos, ajo që shihet është se çifti tashmë duket mjaft serioz.
Ky nuk është takimi i parë i profilit të lartë që Kim, 41-vjeçare është duke zhvilluar javëve të fundit.
Ajo është parë duke kaluar kohë edhe me Hilary dhe Chelsea Clinton të hënën e kaluar. Treshja raportohet se janë takuar në një lokal, i cili shërben ushqime të shëndetshme.
Kim është ndarë në fillim të vitit të kaluar nga bashkëshorti i saj prej disa vitesh, Kanye West. Kim dhe Kanye kanë së bashku katër fëmijë.
-
Elita botërore “pushton” Venecian për dasmën e njërit prej njerëzve më të pasur në botë
-
Aktivistët nuk duan që Bezos të martohet në Venecia, planifikojnë masa
-
Kim Kardashian në lidhje të re, por po e mban të fshehtë
-
Kim Kardashian dhe Odell Beckham shihen së bashku në Las Vegas
-
Kim Kardashian dëshiron lidhje me moshatar të saj