Showbiz

Jason Momoa rruan flokët për një kauzë të mirë

Jason Momoa ka prerë flokët e tij të gjatë për një kauzë të mirë.

Aktori i “Aquaman” ndau një video të dukjes së tij ndërsa ishte në procesin e prerjes së flokëve. Ai iu nënshtrua transformimit të flokëve për të tërhequr vëmendjen ndaj plastikës njëpërdorimshme, duke i nxitur njerëzit të përdorin kanaçe alumini të riciklueshme për ujë në vend të shisheve plastike.

Ai shihet në video duke marrë vetë gërshërët dhe duke hequr një pjesë të flokëve, shkroi People.

“Ne duhet të ndalemi”, tha ai për eliminimin e plastikës.

“Shkon në tokën tonë, në oqeanin tonë. Jam në Hawaii tani dhe tek shoh këto gjëra në oqean, është e trishtë”.

Momoa është themelues i kompanisë Mananalu Water për shishe uji që janë të riciklueshme.

Ai më parë pati rruar mjekrën e tij për të marrë vëmendje për kauzën.