Ylli i Hollywoodit, Lisa Bonnet, ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, Jason Mamoa me të cilin është ndarë jozyrtarisht para dy vjetësh, raporton Fox News.
Gjatë së hënës Bonet ka dorëzuar kërkesën për divorc nga ylli i filmit “Aquaman”.
Ajo ka thënë se ndarja ka ardhur për shkak të dallimeve të papërmirësueshme në çift.
Në dokumente gjithashtu thuhet se Bonet e Mamoa do të kenë kujdestari të përbashkët për dy fëmijët, Lola 16-vjeçare dhe Nakoa-Wolf 15-vjeçare.
Mamoa dhe Bonet ishin të lidhur që nga viti 2005, por nuk u martuan deri në vitin 2017. Njoftohet se ata janë ndarë gjatë muajit tetor të vitit 2020.
Ata ndarjen e patën bërë të ditur në janar të vitit 2022 përmes rrjetit social Instagram.
Edhe
Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshjen e divorcit pas 8 vjetësh betejë
Associated Press ka raportuar se gjykatësit i duhen gjashtë muaj për ta finalizuar divorcin e tyre.
Bonet që ishte bashkëshortja e parë për Mamoan, më parë ishte e martuar me muzikantin Lenny Kravitz, me të cilin ka vajzën Zoë Kravitz.