Aktori Brad Pitt i ka kërkuar gjykatës që ta detyrojë ish-bashkëshorten e tij, aktoren Angelina Jolie, të dorëzojë dokumente që tregojnë të ardhurat e saj nga filmat, si pjesë e mosmarrëveshjes ligjore për kantinën franceze të verës “Chateau Miraval”, ka shkruar “DailyMail”.
Sipas dokumenteve gjyqësore, avokatët e Pittit kërkojnë të dhëna për të ardhurat e Joliet, sidomos për periudhën 2017-2019, duke theksuar se nuk po i kërkojnë të gjitha fitimet e saj, por vetëm dokumente që i tregojnë pagesat që ajo ka marrë nga filmat tashmë fitimprurës.
Nga ana tjetër, avokatët e Joliet e kundërshtojnë kërkesën, duke argumentuar se këto të dhëna financiare nuk kanë lidhje me çështjen që po shqyrtohet në gjykatë.
Dy aktorët janë në konflikt prej vitesh për pronësinë e “Chateau Miraval”, kantinës së verës që e zotëronin së bashku. Pitt pretendon se ekzistonte një marrëveshje që asnjëri prej tyre nuk mund ta shiste pjesën e vet pa pëlqimin e tjetrit. Jolie e mohon këtë dhe thotë se Pitt refuzoi t’ia lejonte shitjen e aksioneve të saj, përveç nëse ajo nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti (NDA).
Avokatët e Joliet kanë deklaruar më herët se aktorja “e vuri në pritje karrierën e saj për vite me radhë, duke hequr dorë nga të ardhura të konsiderueshme”. Ndërsa tani ata argumentojnë se Pitt po e keqinterpreton pretendimin e saj për “pavarësi financiare”.
Sipas avokatëve, Jolie nuk ka pretenduar se ishte në vështirësi financiare.
Edhe
Brad Pitt kërkon që gjykata ta detyrojë Angelina Jolien të dorëzojë emailet private
“Ajo ka thënë se kërkonte pavarësi financiare nga ish-bashkëshorti i saj, gjë që është krejtësisht ndryshe”, kanë deklaruar ata.
Pitt dhe Jolie u ndanë në vitin 2016, ndërsa divorci i tyre u finalizua në muajin dhjetor të vitit 2024. Megjithatë, beteja ligjore për “Chateau Miraval” vazhdon ende.
-
Angelina Jolie nuk ka shkuar më kurrë në vreshtin francez pas ndarjes nga Brad Pitt
-
Pse fëmijët e Brad Pittit po heqin mbiemrin e tij? Përçarja familjare ka arritur pikën pa kthim
-
Vajza e Angelina Joliet dhe Brad Pittit kërkon zyrtarisht ta heqë mbiemrin e babait
-
Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt kërkon ta heqë mbiemrin “Pitt”